E Diel, 1 Nëntor 2026

Terrorizmi parandalohen sulmet ne Europe

Sherbimet britanike te inteligjences ne bashkepunim me ato amerikane dhe europiane kane zbuluar nje plan per sulme terroriste ne disa qytete angleze dhe europiane.

Sipas informacioneve te siguruara behet fjale per disa sulme te njekoheshme qe do te nderrmereshin ne Londer Paris dhe Berlin.

Organizatoret e keryre sulmeve me qender ne Pakistan ishin ne faze te avancuar te planit.

Burime nga sherbimet sekrete i kane pohuar Sky Nees se sulmet do te ishin te ngjashme me ato ne Mumbai ne vitin 2008 ku mbeten te vrare 166 pervona.

Sulmi qe po pergatitej te nderrmerej ne disa kryeqytete europiane u zbulua pas nje bashkepunimi te ndersjellte mes sherbimeve sekrete ne Angli France Gjermani dhe Amerike.

Marrja e ketij informcioni ka shtuar javet e fundit sulmet me raketa nga CIA ne zonat rurale te Pakistanit ku veprojne grupe terroriste.

Ne vitin 2005 nga sulmet terroriste ne metrote e Londres humben jeten 52 persona.

Zyrtare te larte te policise britanike kane paralajmeruar se rreziku sulmeve terroriste ne Londer mbetet i larte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›