E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksikë, vritet kryebashkiaku i Guadalupes

Meksika nuk gjen paqe për shkak të dhunës që ushtrohet në këtë vend. Këtë herë, në shënjestër është vënë kryebashkiaku i qytetit të Guadalupes, Manuel Lara Rodriguez, i cili u ekzekutua nga tre persona.

Ky qytet ndodhet pranë Ciudad Juarez, epiqendra e luftës mes karteleve të drogës ku muajt e fundit janë ekzekutuar qindra persona. Kryebashkiaku është një nga 19 viktimat e vrara ditën e premte.

Në datën 4 korrik do zhvillohen zgjedhjet për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›