E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baraj: Berisha të lejojë transparencën


Partia Socialiste i ka bërë thirrje sërish kryeministrit Berisha që të lejojë transparencën. Deputeti i PS-së, Besnik Baraj tha se më kërkesën për transparencë PS shpreson të mbyllë etapën e tranzicionit. " Por Berisha nuk bën hapat e duhura për të provuar sa i ndershëm është dhe kjo është e papranueshme për një vend me standarde demokracie", u shpreh ai. Sipas Barajt, prononcimet e Bashkimit Europian tregojnë se kriza në Shqipëri është prezente. Deputeti i PS-së, Baraj pohoi se opozita ka bërë hapa drejt kompromisit por është Berisha i cili nuk po reflekton. " Por opozita do të vazhdojë luftën per trasparencë", tha Baraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›