Melissa Satta përgenjështron:Nuk jam shtatzënë
Ditët e fundit u përhapën fjalë se Melissa Satta priste një fëmijë nga futbollisti Kevin Prince Boateng. Revista Diva e Donna shkroi se bukuroshja ishte shtatzënë,por konfirmimi nuk është bërë zyrtare vetëm për arsye supersticioni.
Por Melissa ka përgenjështruar gjithçka në profilin e saj në rrjetin social në Twitter:Mirdita.Faleminderit për urimet,por për momentin nuk pres asnjë fëmijë!
Duket se e dashura e Boateng ka në plan të ketë një fëmijë së shpejti por për momentin na ngelet thjeshtë të presim momentin kur Melissa do ta bëjë publik një lajm të tillë. P.K
