E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Jemi të pathyeshëm e të pamposhtur. Blushi: Je bërë si Don Kishoti

dokuDeputeti Sali Berisha ka replikuar ashpër gjatë seancës së sotme me deputetin socialist, Ben Blushi.

Duke iu përgjigjur fjalës së Blushit, Berisha ka thënë se as Sali Berisha dhe asnjë prej nesh nuk është i mundur. Ne jemi të pathyeshëm dhe të pamposhtur.

Berisha tha se nëse nuk zbatohen premtimet nga mazhoranca, do ketë një betejë të paparë nga opozita.

Ai ka ironizuar me Blushin, duke thënë se vajti të dorëzonte mandatin e deputetit, por Rama nuk e pranoi në qeveri.

Blushi ndërkohë, duke replikuar me Berishën, tha se është bërë si Don Kishoti.

Se kuptova pse dole këtu. Ti je njeri që lexon, por dua të të them diçka që se ke lexuar: Kur Don Kishoti fillojë të lexojë, u bë jentleman, kur filloi të besonte ato që lexonte, u bë qesharak. Unë kam një këshillë për ty, mos i beso të gjitha ato që lexon, qoftë edhe nga programi i qeverisë, tha Blushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›