Memaliaj miniera e shkaterruar plotesisht
.jpg)
Miniera e qymyrgurit në Memaliaj ka filluar të shfrytëzohet dhe të kthehet në një qendër të mirëfilltë indistriale që prej vitit 1946, vit kur është themeluar edhe qyteti me të njëjtin emër.
Interesi për këtë zonë me pasuri të madhe minerare ka nisur që prej viteve 30 kur ekspeditat e ndryshme të specialistëve italianë kanë mbetur në memorjen e banorëve të zonës. Gjatë periudhës së socializmit miniera u kthye në njërën prej qendrave prodhuese kryesore të vendit. Punimet për ndërtimin e saj dhe hapjen e puseve të reja kanë shkaktuar dhjetëra viktima.
Në vitin 90 në këtë minierë punonin rreth 4000 punëtorë ndërsa kapaciteti i prodhimit arriti atëherë në 500 000 t në vit. Pas viteve 90 filloi dhe periudha e degradimit të minierës. Këtu nuk pati më asnjë investim ndërsa numri i punetorëve ra paralelisht rënies së prodhimit. Miniera u mbyll përfundimisht me miratimin e ligjit të falimentit në vitin 1999.
Një tjetër punonjës i kësaj miniere Skënder Tata i cili kontribuoi për 23 vjet si teknik i mesëm thotë se me mbylljen e minierës qyteti mori fund.
Sot në Memalij ku cdo shtëpi ka në përbërjen e saj një ish minator gjysma e familjeve trajtohen me ndihmë ekonomike, popullsia e qytetit është përgjysmuar prej emigracionit dhe varfërisë. Ndërsa këtu në minierë skeletet masive metalike grabiten cdo ditë dhe shiten për skrap. Specialistët thonë se kapaciteti shfrytëzues i minierës është shumë i lartë dhe investimi mund ta rikthejë në punë por deri me sot në sipërfaqe të tokës janë vetëm rrënojat e një aktiviteti 53-vjecar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja "Plehrat", protestë para Parlamentit
Aleanca kundër importit të plehrave i ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë të enjten në orën 11 para Parlamentit kundër ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Shfrytëzimi i lumenjve, nga 1 nëntori ndalohen
Me vendim të Këshillit të Kombëtar të Ujërave, shtrati i lumenjve nuk duhet të shfrytëzohet nga firmat e inerteve nga data 1 nëntor, deri në fund të muajit qershor. Memaliaj, mungon ambulanca
Qendra shëndetsore në Memaliaj prej 5 vitesh po funksionon pa ambulance. Sipas stafit mjekësor automjeti për urgjencat është vjedhur dhe nuk është zëvendësuar asnjëherë. Tepelenë, kalaja e Ali Pashës, e pushtuar nga plehrat
Kalaja e Ali Pashë Tepelenës një prej objekteve më madhështorë në jug te vendit është e zaptuar sot nga dhjetëra banesa gardhe dhe plehra.
Mbahet konferenca “Ujë për Qytetarët”
Konferenca “Ujë për Qytetarët”, organizuar nga Ambasada Gjermane në Shqipëri, mblodhi në Tiranë personalitete e politikanë. Në takim merrte pjesë edhe kryeministri Berisha.
Lajmet kryesore
Ligji i Mbetjeve, debate në Kuvend
Klosi: Mafiozët duan ta mbushin Shqipërinë me plehra
Greqi, orë kritike për qeverinë
Britania, në rrezik nga recesioni i dytë
Afganistan, atentat vetëvrasës në Herat
Kosovë, shkatërrimi i lumenjeve