E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, e gjitha në grevë

Greqia është përfshirë përsëri nga një valë grevash në sektorë të ndryshëm të vendit. Nga mëngjesi i së enjtes në grevë 24 orëshe ndodhen drejtuesit e mjeteve të shërbimit publik të autobusëve, tramvajit, trenave dhe disa pjesëve të metrosë se kryeqytetit.

Gjithashtu, spitalet do të punojnë me personel vetëm për raste emergjence. Unioni i Sindikatave të sektorit publik ka ndaluar punën për disa orë në shenjë solidarizimi me sindikatat e mjekëve dhe të nëpunësve spitalorë.

Ndërkohë, vazhdojnë grevën e tyre për të nëntën ditë rresht punonjësit e kantiereve detare të Elevsinës, të cilët kanë më shume se 13 muaj pa u paguar. Anijet do të ngelen të ankoruara në porte për 48 ore rresht pasi marinarët kundërshtojnë reformat qeveritare në këtë sektor.

Ne grevë janë edhe nëpunësit e Shërbimit Elektrik Kombëtar. Ndalime pune do të ketë edhe në shkollat mesme dhe ato të ulëta. Në protestat para ministrive përkatëse dhe më pas para parlamentit vendin kryesor e zënë thirrjet dhe parullat ndaj masave shtrënguese dhe reformave qeveritare që kanë si synim reduktimin e pagave, pensioneve dhe pushimet nga puna, informon tch.

Pasi ka marrë më shumë se 46 miliardë euro ndihmë nga kreditoret e huaj, Athina zyrtare ka filluar me zell të madh të zbatojë reformat e kërkuara nga BE-ja dhe FMN-ja, duke ulur ndjeshëm të ardhurat, duke rritur taksat, ndërsa papunësia ka shkuar në mbi 26%. Masat kane gjetur në mënyrë të herëpashershme kundërshtimin e sindikatave, ndaj edhe grevat dhe protestat e dhunshme janë bërë të zakonshme tashme në Athinë dhe qytetet e tjera të këtij vendi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›