Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të PDK-së

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtuesit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në një konferencë për mediat Krasniqi ka bërë të ditur vendimin, ku ka theksuar se në tri palë zgjedhje PDK-ja është rritur dhe forcuar. Por sipas tij, kjo nuk mjafton në raport me ambiciet e forcës politike që ka drejtuar deri më sot.
Për këtë arsye, Memli Krasniqi ka vendosur të japë dorëheqjen duke e cilësuar këtë vendim si një moment për reflektim.
“Në vitin 2004 i bashkova në PDK. Ishte një ditë sikur sot. Në atë moment as në dëshirat e mia më të mira nuk e kisha imagjinuar rrugëtimin që më priste. Mbi 20 vjet angazhim me PDK kam pasur nderin të punoj për shtetin dhe qytetarët. Në mesin e shumë ndereve të mëdha kam pas nderin jetësor që ta nënshkruaj eshe deklaratën e pavarësisë. Këtë ma ka dhënë PDK.
Ka qenë nderi më i madh i jetës time ta udhëheq këtë parti. Si kryetar bashkë kemi kaluar shumë sfida. Në tri palë zgjedhje PDK është rritur dhe forcuar. Sot jam krenar me atë qe kemi arritur, por kjo nuk është përmbushje e ambicieve tona. Sot pas shumë kohë reflektimi besoj se ka ardhur momenti i duhur.
Një parti që besoj në zhvillim, duhet të pësojë edhe në ripërtëritje. Prandaj sot kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK. Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet as me zhvillimet e fundit”, ka theksuar Krasniqi.
/rtsh.al/