Memli Krasniqi sqaron dorëheqjen: PDK-së i duhet një moment i ri që të mobilizojë bazën

Pasi dha doreheqjen si kryetar i PDK-së Memli Krasniqi u shpreh për mediat në Prishtinë se ai vendosi partinë përpara interesave personale.
“Nuk ka te beje vetem me zhvillimet e fundit, por ka te beje me nje trajaktore politike te te gjithe rrugetimit tim politik. Secii kryetar besoj edhe diten e pare kur e merr mandatin nuk ka si ti shkoj mendja edhe diten e fundit kur e le mandatin sepse kete ta sjellë sensi I përgjegjesise te atyre qe te besojne. Une se kam patur kurre ambicien e te qenit kryeminister, une pushtetin per vete se kam kerkuar asnjehere , as pozicionin e kryetarit as e kam mendu e as e kam kerku. Por eshte dash te merrej si pergjegjesi”, tha Krasniqi.
Më tëj Krasniqi theksoi se PDK ka nevojë për një mundësi të re.
“Sot kur përballemi me zgjedhjet e parakohshme që mund të mbahen me 21 ose 28 dhjetor, sepse nuk shoh mundësi që Konjufca të zgjedhet kryeministër. Konsideroj që PDK-së i duhet një momentum i ri, që krijon mundësi të re për ta mobilizu bazën tonë, por edhe që kandidati ynë për kryeministër të jetë edhe lideri i partisë” , shtoi ai.
Dorëheqja e tij vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të partisë për një mandat të dytë në qershor. Gjatë udhëheqjes së tij, pdk-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke fituar 24 vende në parlament.
Më herët Krasniqi njoftoi se kryesia e partisë do të mblidhet gjatë këtij muaji për të zgjedhur kryetarin e ri./vizionplus.tv