E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon procesi i verifikimit të fletëvotimeve në Mitrovicë

PRISHTINË, 12 nëntor /ATSH/ Kryesuesi i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Mitrovicën e Jugut, Bajram Hajdari, ka bërë të ditur se procesi i verifikimit të fletëvotimeve ka përfunduar në orën 14:00, ndërsa aktualisht po bëhen përgatitjet për dërgimin e materialit zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) në Fushë Kosovë.

“Procesi i verifikimit të fletëvotimeve ka përfunduar në orën 14:00. Tani jemi duke bërë përgatitjet për dërgimin e materialeve në QNR në Fushë Kosovë”, ka deklaruar Hajdari.

Ai ka bërë të ditur se sipas një verifikimi paraprak janë identifikuar 75 fletëvotime që përmbajnë gabime teknike, të cilat i takojnë të dy kandidatëve në garë.

“Sipas një verifikimi paraprak që kemi bërë, janë 75 fletëvotime për të cilat po pyesni ju. Ato u takojnë të dy kandidatëve dhe kanë të bëjnë me gabime teknike. Një pjesë e tyre është kopjuar me kujdes në prani të policisë dhe më pas janë dorëzuar, ndërsa tani çështja i takon organeve të tjera kompetente”, ka theksuar Hajdari.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Mitrovica e Jugut të shkojë në rivotim, dy ditë pas përfundimit të balotazhit në këtë komunë. Në PDK thanë të martën se në Mitrovicë të Jugut është përdorur fenomeni i “trenit bullgar” dhe kësisoj është dëmtuar rëndë integriteti i procesit zgjedhor./KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›