Memorandumi i mirekuptimit per TAP-in

U firmos në Tiranë mes Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë “Memorandumi i Mirëkuptimit” për gazsjellësin trans-adriatik, TAP.
Marrëveshja u firmos nga Ministrat e Jashtëm të katër vendeve dhe i pranishëm në ceremoninë ishte edhe kryeministri Sali Berisha. Në fjalën para gazetarëve, kryeministri vlerësoi marrëveshjen si një mundësi për t’i dhënë një tjetër hov zhvillimit rajonal. Kryeministri Berisha tha se vendimi për të përcaktuar projektin fitues që do sjellë gazin e fushave të azere në Europë merret në javët që vjen. “Rajoni ka potencial real për projektin e gazsjellësit. Një vendim i madh merret javët që vjen në Azerbajxhan nga konsorciumi Shah Deniz dhe TAP i ka të gjitha shanset për të qenë një projekt fitues. Memorandumi që firmosëm sot, me mirëkuptim të plotë me qeverinë italiane dhe atë greke, është dëshmi e një bashkëpunimi rajonal të shkëlqyer”, tha kryeministri Berisha. Tre janë projektet kryesore, njëri është TAP, që nga Azerbajxhani kalon përmes Turqisë dhe Greqisë e më pas në Shqipëri për t’u hedhur nga Adriatiku drejt Italisë. Projekti tjetër është South Stream, që ndahet në Bullgari në dy degë kryesorë, njëra në veri-perëndim drejt Serbisë dhe tjetra në jug-perëndim duke prekur Greqinë dhe i treti është projekti Nabuco. Në të dy këto projekte, Shqipëria anashkalohet. Gjurmet e projektit Trans Adriatic Pipeline, TAP Gjurmet e dy projekteve rivale te TAP, NABUCO dhe South Stream. Asnjeri prej tyre nuk prek Shqiperine / Top Channel