E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS hap fushaten ne Tirane

Pasi prezantoi kandidatët në të gjithë qarqet e vendit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama prezanton 32 kandidatët për  deputet për Qarkun e Tiranës në një miting të organizuar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

  Gjatë fjalës së tij para mbështetësve që ndodheshin në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Rama u ndal edhe njëherë tjetër tek taksimi i padrejtë, që sipas tij, po i merr frymën shqiptarëve. “Taksa e sheshtë dhe taksa e fshehtë e tatimit mbi vlerën e shtuar po i marrin frymën biznesit të vogël në Tiranë e në gjithë Shqipërinë. Shohim cdo orë në Shqipëri të mbyllet një biznes”, tha Rama. Zgjedhjet 2013Berisha: Amnisti që nga 2011 Berisha: Të hënën votojmë 3 ligjet Meta: Maxhoranca po cënon integritetin e KQZ-së Pak para takimit Edi Rama i cilësoi kandidatët socialistë të qarkut të Tiranës superskuadër për Rilindjen. Ai tha se Partia Demokratike i pushton sheshet me trupat e robërve të pushtetit në administratë, ndërsa në 23 qershor, theksoi, ai do të marrë fund edhe robërimi politik i shërbëtorëve të shtetit.  Lista e kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës kryesohet nga deputeti dhe ish-kryeministri, Pandeli Majko. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›