E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memoriali per camet


Janë prezantuar në Tiranë 8 projektet për memorialin i cili do të ndërtohet në fshatin Kllogjer të Konispolit, në përkujtim të gjithë shqiptarëve të Camërisë që humbën jetën nga uria dhe temperaturat e larta pasi u dëbuan nga forcat greke të Napolon Zervës në vitin 1944.

Shtatë studio arkitekturore nga Shqipëria dhe një nga Kosova janë pjesëmarrëse në këtë konkurs me idetë e tyre se si duhet të jetë ky memorial.

Shpëtim Idrizi, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, iniciuesi i ndërtimit të memorialit shprehet për rëndësinë e kësaj vepre.

“Ky është një moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për ata të Camërisë sepse ata dhanë jetën vetëm sepse ishin shqiptarë. Nderimi i tyre është detyrim për të gjithë ne. Një pjesë do të financohet nga vetë komuniteti çam dhe një pjesë qeveria. Shpresoj që në 27 qershor ky memorial të jetë i përfunduar”, theksoi Idrizi.

Që prej rënies së komunizmit kjo varrezë në afërsi të Qafë Botës është kthyer në një vend peligrinazhi të përvitshëm për komunitetin çam.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Filtri i lëvizjes së lirë
Që prej ditës kur për shqiptarët u hap drita jeshile për të lëvizur të lirë në zonën Shengen, në pikat e kalimit kufitar janë regjistrtuar afro 4 milionë hyrje-dalje me pasaportë biometrike. Pavarësia, festë në Selanik
Emocion të veçantë ka përcjellë interpretimi i himnit tonë kombëtar nga tenori i shquar Kastriot Tusha në një ceremoni të organizuar nga konsullata e Shqipërisë në Selanik, me rastin e përvjetorit të 99 të Ditës së Flamurit. Ujësjellësit kërkon rritje cmimi
Drejtoria e ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës i ka kërkuar Entit Rregullator të Ujit një rritje të re të cmimit të ujit të pijshëm. Shpërthimi në Mjekës, “sherr” mes vendorëve dhe ushtrisë
Pas shpërthimit të një prej furrave në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit, janë mbledhur urgjentisht anëtarët e Këshillit të Komunës. Komunarët kanë zhvilluar një takim për të diskutuar rreth problemeve që shkakton kjo uzinë për komunitetin. Hapet “Tirana East Gate”
Në pjesën lindore të kryeqytetit, prej nga ka marrë edhe emrin, është vënë në funksionim 18 muaj pas nisjes së ndërtimit qendra më e madhe tregtare në Shqipëri, “Tirana East Gate”.

Lajmet kryesore

Zgjidhja për Gjykatën Administrative
Halimi: Nëse PS s’voton, do krijojmë dhomën përkatëse
Filtri i lëvizjes së lirë
AK dhe flamuri gjigant mbërrin në Kosovë
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›