E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentar për Etin

Filmi dokumentar “Ndjenja” me skenar dhe regji të aktores Klodiana Kadillari, do të shfaqet të mërkurën në Teatrin e Gjilanit. Filmi rrëfen për jetën dhe krijimtarinë e artistit me renome ndërkombëtare Jetullah Haliti-Eti.

Kadillari ka bërë përmbledhjen e pikturave, grafikave dhe skulpturave. Filmi zgjatë dyzetë minuta dhe fillon në atelienë private të artistit Eti. Pastaj, xhirimet kanë vazhduar në Durrës buzë detit, ku paraqitet duke përformuar artisti. Eti njihet më shumë si piktor, grafist dhe skulptor. Mirëpo, performanca luan një rol të rëndësishme në shpirtin e tij krijues.

Kjo vërehet në disa skena të filmit, ku Eti në duar mbanë një gurë, duke krijuar forma të ndryshme në hapësirë. Me këtë ai tregon se arti është çdo kund, madje edhe në ajër. I thelluar në natyrë, ai krijon lojën, bëhet mik i ngushtë i saj. Këtë e dëshmon me skulpturat e punuara prej gurëve, të cilat prezantohen në film.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›