E Diel, 1 Nëntor 2026

Menaxhimi i kufijve, Ban Ki-Moon përshëndet marrëveshjen

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai pret se kjo do të hap rrugën për normalizimin e situatës në pikëkalimet në Bërnjak dhe Jarinjë.

Ai po ashtu shprehu besimin se në saje të marrëveshjes së arritur, në mënyrë paqësore do të riinstalohet liria lëvizjes.

Përmes një deklarate për media, Sekretarit i Përgjithshëm, Ban Ki Moon ka kërkuar gjithashtu që të gjitha palët të respektojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, që të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të mbështesin uljen e tensioneve në terren.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›