Volfarth: 21 janari ka kaluar. Rama: 21 janari smbyllet kurrë pa ndëshkuar vrasësit
-Zyra e shtypit e OSBE zhduk deklaratën e bërë nga Volfarth për 21 janarin
Deklarata e bërë nga kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Eugen Volfarth për 21 janarin ka sjellë reagimin e kryesocialistit Edi Rama. Ai i thotë kreut të OSBE-së se e ka gabim kur deklaron se çështjen e 21 janarit e mbyllën ndërkombëtarët, pasi sipas tij 21 janari nuk mbyllet pa u ndëshkuar përgjegjësit. 21 janari nuk mbyllet kurrë pa ndëshkimin e vrasësve dhe vendin e ka bllokuar vjedhja e zgjedhjeve dhe keqqeverisja i dashur ambasador i OSBE!, i drejtohet Rama kreut të Prezencës. Rama ka zgjedhur faqen e tij në Twitter për ta bërë këtë koment vetëm disa orë pasi kreu i OSBE-së foli në një konferencë për drejtësinë ku tha se bojkoti i Parlamentit nga ana e opozitës, i ka kushtuar vendit 2 vjet. Duke folur për ngjarjen tragjike të 21 janarit ku u vranë katër qytetarë të paarmatosur, Volfarth e cilësoi si një ngjarje të kaluar. Volfarth ka tha se 21 janari tashmë ka kaluar. U desh ndërhyrja jonë për të normalizuar situatën.
Një tjetër gjë ndodhi me deklaratën e bërë nga kreu i OSBE-së, e cila u dëgjua live në TV, por që zyra e shtypit të OSBE-së e fshehu më pas në njoftimin për mediat. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, u pendua për atë çfarë tha para kamerave të televizioneve sot në mesditë kur foli për 21 janarin, ngjarjen ku vdiqën katër qytetarë nga plumbat e gardës. Pak orë pas fjalimit të mbajtur në një aktivitet për drejtësinë, ai pendohet dhe e heq fjalinë për 21 janarin nga njoftimi zyrtar që dërgoi zyra e shtypit pranë Prezencës së OSBE-së në Tiranë. Ndërkohë që drejtësia ska dënuar akoma askënd për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa mazhorancës i pëlqen të heshtë e të mos e kujtojë atë krim, frika për përmendjen e kësaj date ka kapur dhe ambasadorin e OSBE-së, një organizate që prioritet në vendet ku operon nxitjen e institucioneve për drejtësi e demokraci.