E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mendja eko

Shenja e piktores Liljana Cefa eshte biologjike dhe kulturore. Shenja e Cefes eshte sic eshte shenja biologjike e gjithsecilit ku bejne pjese arketipi mitika mistika perceptimi vizioni intuita fantazia prejardhja religjioni qe jane te gjitha shenja te kthyera ne simbole. Gjithashtu ne punet e Liljana Cefes luan nje rol te madh edhe shenja kulturore psikologjia kulturore eksperienca konteksti social prej nga vjen piktorja edukimi formimi raportet e Liljanes me artin me realitetin dhe komunitetin e artit vendas dhe artin boteror.Ne shenjen biologjike te Cefes dallojme pavetedijen kolektive dhe individuale te Shkodres mitiken historine e qytetit dhe simboliken e tij perceptimin biologjik vizionin si pjese e kendveshtrimit personal intuiten dhe fantazine si pjese e imagjinates dhe imagjinarios se saj dhe religjionin besimin te Zoti qe e shpreh dhe gjuheson tek vepra e saj artistike.Kurse tek shenja kulturore luajne rol edukimi ne Akademine e Arteve formimi personal mendor shpirteror e profesional komunikimi i saj me arritjet artistike vendase dhe studimi i artit te mrekullueshem boteror perseri raportet me Zotin besimi. Cefa eshte gjithashtu studiuese e mirefillte e biologjise letersise historise gjenetikes dhe e shkencave te tjera elemente qe lexohen tek punet e saj.Shenja eshte biologjike dhe kulturore. Shenja biologjike eshte lidhur me psikologjine e Frojdit psikogjenezen kurse ajo kulturore ka perfaqesuesen e saj psikologjine kulturore te Karen Hornit.Studimin e shenjes e ben shkenca e semiotikes. Punet e Cefes mund ti trajtojme sipas teorise se biosemiotikes dhe semiotikes globale kulturore. Teorikisht semiotika globale pretendon se kerkimet aktuale kane zbuluar se ndersa deget e ndryshme te zhvillimit njerezor - shkenca arti teknologjia e informacionit kompjuteri - rriten dhe behen me nderkombetare logot e tyre behen me simbolike se ikonike kujto Google Coca-Cola Mercedes-Benz Da Vinci etj. Nese marreveshja kulturore ka nje ndikim te madh mbi shenjat kupto psikologjia kulturore shenjat marrin me shume vlera simbolike ikona kthehet ne simbol. Ikona e gjithsecilit po kthehet ne simbol duke ndikuar tek zhvillimi mjekesia teknologjia dhe arti.

Shenja kulturore ben pjese tek semiotika globale simbolika globale. Ikona introverte dikur e gjithsecilit po i ofrohet me shume simbolikes. Ne kete kontekst shenja e Liljana Cefes ose ikona e saj logot e saj jane me shume simbolike se ikonike. Arti i Cefes ka domethenie dhe domethenes te cilet i referohen nje teme te caktuar.Per te vertetuar teorine e semiotikes globale mund te themi se bota aktualisht nuk ka shume sekrete gjerat jane me transparente gjithashtu edhe ne fushen e artit nuk kemi te bejme me sekrete per cdo dite informohemi per shkodime te shenjave dhe simboleve artistike.Kritika rritja e nivelit intelektual studimet akademike teknologjia e informacionit komunikimi debatet kulturore shkembimi i eksperiencave kane sjelle cmitizimin e artit dritesimin e tij.Ne kete kontekst artistja jone nuk ka shume sekrete artistike ne mendjen e saj. Ajo gjate viteve te krijimtarise se saj i ka treguar te gjitha te fshehtat dhe skutat e shpirtit te saj te bute dhe komunikues. Tregues eshte arti i saj shume i qarte dhe i dritshem.Nje prej simbolikave me te preferuara ne punet e Cefes eshte simbolika e femijes qe eshte simboli arketipi i vazhdimesise jetes ekzistences.Simboli i femijeve eshte i pranishem si gjithmone ne punet e saj. Ashtu si cdo qenie njerezore mbi te gjitha nane ne forme shume ekstroverte te hapur gati verbale gjuhesore pasi punet e saj edhe flasin i pikturon femijet duke u vene fytyrave dhe sjelljeve e tansise Gestalitit te tyre edhe domethenie qe lexohen ne fytyrat e tyre inteligjente te shendetshme dhe komunikuese. Keto domethanie jane te vecanta tipike dhe shume domethenese. Keto elemente simbolike krijojne figuren e femijes qe jane femijet e saj dhe natyrisht edhe femijet te cileve ajo u ka mesuar artin e piktures ose perfaqesojne figuren dhe simbolin me magjik te vazhdimesise se jetes njerezore sic jane femijet.

Femijet ne pikturat e Cefes flasin dhe komunikojne me shikuesin. Ata japin mesazhe te forta te magjise se botes se tyre.Krahas simbolit te femijes ne punet e saj jane te pranishme edhe lulet. Lulet jane pjese e artit te Liljanes e mendjes se saj eko ajo pikturon shpesh edhe shijen aromen e luleve nepermjet ngjyrave me shume domethanie.Lulet e Liljana Cefes flasin kendojne kane nje domethanie. Dashuria per lulet dhe perceptimi biologjik e kulturor i saj per lulet e bejne autoren tu jape goje atyre.Simbolika e luleve eshte e lidhur me simboliken e femijeve duke i pikturuar edhe ato si lule me shije dhe aroma te ndryshme.Verbalizimi i gjuhes se luleve eshte i lidhur me vete autoren. Ne disa prej tyre ajo pikturon dhe verbalizon vetveten me ngjyra dhe lloje te ndryshme lulesh. Jan luc Nancy thote se arti yne eshte vetvetja jone. Sipas kesaj teorie lulet e Cefes jane vete autorja dhe fjalet e tingujt qe prodhojne lulet jane fjalet dhe tingujt te vete autores.Nje rol te rendesishem ne punet e Liljanes ka edhe dinamika e ekspresionit. Ekspresioni ka dinamiken e tij dhe eshte pjese e dinamikes se ekspresionit te gjithsecilit. Ekspresioni eshte biologjik i lindur dhe kulturor. Ne te gjitha punet realiste te piktores kemi te bejme me nje shprehje ekspresion i cili eshte identik per autoren dhe eshte e lidhur me formen e te menduarit te saj tregon sasine e energjive te saj te kthyera ne ngjyra forma metafora artistike.Punet e saj jane si nje poezi po realiste e cila komunikon me ne nepermjet ideve mitikes mistikes simbolikes jo te nderlikuar e qe e ben poezine piktorike ngjyre-tingull te Liljanes shume meliodioze. Melodia ngjyre-tingull-fjale eshte pjese e shenjes se saj e cila ka edhe shume per te thene nese e studiojme me vemendje.Ne realitet studimi i ikones ekstroverte eshte i pafund pavaresisht se ne punet e saj tashme kemi nje simbolike te qarte dhe shume te kuptueshme me plot domethanie.Simbole te tjera qe kane te bejne me mitiken jane edhe flamuri pavetedija kolektive simboli i identitetit figura historike mitika te cilat nepermjet nje simbolike te qarte komunikojne me shikuesit e Liljanes tashme jo te paket.

Arti i Liljanes tashme ka krijuar nje domethenie te madhe pasi ka publikun e saj qe e pelqen dhe i vlereson dhe lexon veprat e saj te piktures. Piktura jo vetem qe shikohet por edhe lexohet.Para pak muajsh me rastin e 70-vjetorit Liljana hapi nje ekspozite me 70 punime 70 shenja dhe gjurma te lena me artin e saj i cili tashme eshte i njohur jo vetem ne qytetin e Shkodres dhe ne Shqiperi por edhe jashte vendit duke perfaqesuar veten dhe kulturen tone kombetare. 70 punime per 70-vjetorin jane 70 shenja artistike te kthyera ne simbole. 70 punimet e paraqitura ishin 70 shenja artistike simbole te cilat Liljana i ka materializuar duke i kthyer ne simbole ngjyra forma hapesira gjuhe dhe pse jo edhe tinguj.Liljana ruan ne cdo punim gjurmen shenjen e saj duke i qendruar konsekuente artit te saj. Ajo ka nje art realist dhe shpesh kthehet ne nje neorealizem si rryme sidomos mbas viteve lsquo90.Eko-arti eshte i pranishem ne punet e saj lulet pemet natyra ikona e saj shpirterore eko e kthyer ne nje simbolike komunikative.Liljana gjithe jeten e saj artistike e shoqerore ka qene nje studiuese e apasionuar e realitetit tone te cilin e ka studiuar thellesisht dhe me pasion te vecante. Ajo ka qene dhe eshte nje vezhguese e kujdesshme e ketij realiteti element qe shihet dhe lexohet ne punet e saj. Si rezultat punet e saj perfaqesojne nje simbolike te nje mjeshterie perfekte plot modulacione qe levizin nuk jane te ngurta e na japin informacion.

Punet e Liljanes jane Liljana vete eshte Liljana e kthyer ne lule femije histori hapesire dhe kohe.Arte Sakra ose arti i shenjte qe eshte mendor shpirteror dhe biologjik eshte tipik dhe mjaft domethenes ne punet e Liljanes. Nene Tereza figurat religjioze paraqesin nje simbolike te nje qenie besimtare e dashur dhe e perkushtuar ndaj Zotit.Arti i Liljanes ka nje domethenie te madhe dhe domethenes te cilet jemi ne qe e pelqejme dhe e kuptojme kete art duke e shijuar e qe ka edhe vlera te padiskutueshme estetike. Simbolika e fenomeneve ngjarjeve hapesires dhe kohes eshte e konceptuar ne baze te disa parimeve te cilat jane te lidhura me shijet e saja dhe mbi te gjitha perceptimin e saj dhe dinamiken e saj te perceptimit.Sipas shkolles psikologjike te Berlinit 1925 te Kurt Kofkes perceptimi eshte proces dinamik i brendshem. Edhe artistja Cefa demonstron nje proces dinamik te brendshem te vecante nepermjet perceptimit te saj artistik. Secili njeri artist muzikant piktor ka procesin e tij dinamik te brendshem te perceptimit.Elementet kromatike ngjyrat ne forme kromatike dhe elementet harmonike jane pasqyre e mendjes dhe personaliteti te saj artistik tashme te konsoliduar harmonik.Subjektet vendosmerisht klasike figurative te shprehura me profesionalizem te sigurt te ardhur nga studime te apasionuara e te thella tregohen nga veprat e saja te realizuara me mjeshtri perfekte kromatike e harmonike - keshtu shprehet Dottssa Mara Ferloni kritike arti. Teksti i puneve te Cefes eshte mjaft i qarte qe kuptohet ne mesazhin qe japin punet e piktures. Liljana me nje stil mjaft lakonik dhe nje gjuhe plastike transmeton mesazhe te paqes njerezore zhvilluese kombetare dhe sociale.

Disa nga cmimet dhe evenimentet artistike

1981 - Cmimi i trete ne konkursin kombetar me kompozimin Ne prag te lirise.

1981 - Nderohet me medalje ne Bienalen e Aleksandrise. Mban titullin Naim Frasheri.

1997 - Merr cmimin e pare ne konkursin e piktures te organizuar nga revista Pediatria Rome Itali.

2000 - Keshilli Bashkiak Shkoder e nderon me titullin Krenaria e qytetit.

2007 - Fiton Medaljen e Argjendte Internacionale ne konkursin e 37-te nderkombetar te Akademise Evropiane te Artit ne Belgjike

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›