Dajti ne model socrealist si vater kulture

Dje ne nje dite jane bere dy perurime ne kryeqytet E para kinema Dajtit e kthyer nga bashkia ne nje qender multikulturore. Ndersa e dyta ne ish-Kinostudio ku eshte ngritur nje kinema e re e promovuar nga ministri i Kultures
Dje ne nje dite jane bere dy perurime ne kryeqytet por ne te kundert. E para si me e vjetra i takon kinema Dajtit diku ne rrugen Myslym Shyri duke u kthyer nga bashkia ne nje qender multikulturore. Ndersa perurimi i dyte ka qene lart ne ish-Kinostudio ne mjediset e Arkivit Shqiptar te Filmit eshte ngritur nje kinema e re e promovuar po dje nga ministri i Kultures Ferdinand Xhaferri. Kryebashkiaku i Tiranes ka menduar prej kohesh qe kinema Dajtin prej 20 vitesh kthyer ne hale te madhe ta transformoje ne mjedise moderne por vec per kinema jo me. E vendosur diku ne rrugen Myslym Shyri shume prane nje tregu zarzavatesh qe shpesh kundermon ere kalbesirash nga tregtaret e rruges pothuaj ne qender te kryeqytetit - kinema Dajti ne fillim te viteve lsquo90 e ka historine si gjithe kinemate e tjera te vendit ne fillim sherbyen per filma pornografike e me pas u boshatisen dhe u rrenuan ne pritje te gjahut politik se si do ti gllaberonte bashkia nen juridiksionin e te ciles jane Dajti dje e humbi emrin. Nuk ka me kinema te tille. Punimet aty ishin lajmeruar me kohe por askush nga komuniteti artistik si deri me sot nuk u kujtua qe te mos tjetersohej. E njejta gje ndodhi me kinema Republiken. Kur Edi Rama ishte minister Kulture hodhi rreth 40 milione leke per ta sheshuar pak vite me vone e per te ngritur pallatin. Te njejten gje donte te bente me godinen qe sot eshte Ministria e Kultures per tia dorezuar nje qendre franceze. Mos te permenden ketu fakte qe dihen boterisht se si po rrezikohej tjetersimi total i Pallatit te Kultures ndersa disa mjedise te mira te saj u bene zyra per lloj lloj biznesesh. Projekti qe Rama ka zbatuar me kinema Dajtin nen emrin qender multikulturore nuk heq as edhe nje presje nga njehere e nje kohe te ashtuquajturat vatra te kultures komuniste. Ka shume arsye pse kinema Dajti nuk duhej tjetersuar nga destinacioni qe kishte dhe e para eshte mungesa e kinemave qe ka kryeqyteti ku organizohen dy festivale nderkombetare te filmave Te tjera arsye jane komercialiteti me te cilin dje kryebashkiaku peruroi godinen qe ngre shume pikepyetje se mund ti rezistoje ne te ardhmen ndonje tjetersimi te radhes. Ne Tirane nuk ka asnje vend qe te sherbeje per artiste aktore e regjisore te rinj qe duan teatrin alternativ te ngrene karrieren e tyre larg Teatrit Kombetar. Mund te rrezikoje qe kjo qender multikulturore te kthehet dhe ne qendra kursesh po vec qe ti sherbeje komunitetit nuk duket.
Ndoshta ne kete kontekst ka goditur edhe dje fjala e ministrit Xhaferri kur thote se politika e tyre per te ngritur institucione kulturore sic eshte kinemaja e Arkivit ka permbysur mendesine e deritanishme ate te tjetersimit.
Ne paradoks te asaj cfare kerkon sot kinemaja shqiptare institucionalisht dhe cfare pret prej politikes si vullnet Rama zvogelon me shume mundesine qe ta njohim kete realitet. Angeshtia artistike prej dhjete vitesh ne kryeqytet duke u perqendruar veprimtarite vetem ne dy qendra kryesore nuk ka cuar as ne prurje te reja as ne zbulime talentesh vec ne ndrydhje dhe kalim vitesh per pasoje nje jete artistike tmerresisht te varfer ne kryeqytetin me gati 1milion banore. Pasuria qe ka pasur ne dore sidomos sa i takon rrjetit te kinemave ne Tirane sot kane ne fasade vetem trishtim ato qe kane mbijetuar jane te zymta dhe ato qe jane tjetersuar nuk kane me gjurme jane degjeneruar nga origjina.
Nese kinemaja e peruruar dje ne Arkivin e Filmit eshte nje sinjal per gongun e tjetersimit te vjeter te institucioneve ajo cfare po ndodh ne qender te kryeqytetit duket si jashte kontrollit politik dhe sikur nuk ka peshe imponuese. Po aq i dobet eshte edhe imponimi i komunitetit qofte ai publik dhe artistik. Nuk ka vend ne bote qe te kete kaq pak ne mos te paperfillshme ndjeshmerine qytetare qe mos ti tjetersohet ajo qe quhet si pjese e pasurise kulturore. Shume institucione ne Tirane ne fillim te viteve 2000 dukeshin sikur liheshin me qellim ne harrim deri ne degradimin e tyre per tia ulur pikerisht kete vlere fizike. Keshtu ndodhi me radhe si me kinema Agimin qe vetem para pak ditesh u tha se po behet prape kinema ashtu dhe me kinema 17 Nentorin qe ska me asnje gjurme me kinema Republiken ne qender qe u rikonstruktua me parate publike dhe kaloi papritur dhe pa pike rezistence nga komuniteti ne pallat shumekatesh dhe keshtu ndodhi edhe me Dajtin dje qe nuk do te quhet me kinema