Mendja te zgjedhjet, FSHF harron sfidën me Irlandën
TIRANE-Fushata zgjedhore për presidentin e Federatës, duket se ka bërë që FSHF të lërë tërësisht në harresë ndeshjen miqësore me Irlandën e Veriut, në program të mërkurën. Kur duhen edhe tre ditë, ky institucion ende nuk ka nënshkruar kontratën e re me stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", duke e vënë jo pak në rrezik zhvillimin e këtij takimi. Madje, përveç neglizhencës, një problem i madh mbetet sërish ndriçimi, pasi drejtoria e stadiumit i ka kërkuar Federatës ta gjejë vetë gjeneratorin, i cili duhet të jetë i gatshëm për fillimin e një ndeshjeje që luhet në mbrëmje. "Aktualisht, ne si stadium kombëtar dhe Federata, nuk kemi më kontratë, pasi kontrata e mëparshme ka skaduar më 31 dhjetor 2009, - bëri të ditur drejtori i stadiumit kombëtar Gazmend Sallaku. - Që kur jam zgjedhur drejtor, unë u kam bërë disa letra drejtuesve të FSHF dhe askush prej tyre nuk ka denjuar të vijë të më takojë. Ju duket çudi, por e kam marrë vesh që ka ndeshje me Irlandën e Veriut vetëm nëpërmjet mediave, asnjëri nuk më kishte njoftuar", shton ai. Sipas Sallakut, Federata është kujtuar vetëm dy ditët e fundit për të pyetur për takimin dhe ende gjithçka është në ajër. "Erdhi Besnik çela nga FSHF dhe më takoi, por asgjë konkrete. Sot (dje) më takoi një djalë i tyre i marketingut, që më pyeti se çfarë kërkojmë ne, por unë jam sh.a. dhe unë pres oferta. Sinqerisht nuk e di çfarë do të ndodhë, por ende asgjë nuk kemi konkluduar. Jemi në pritje me pak fjalë. Për fat stadiumi është në gjendje të mirë", shtoi drejtori i "Qemal Stafës".
Gjeneratori
Por, një problem madhor për ndeshjen miqësore të 3 marsit Shqipëri-Irlandë e Veriut, është ndriçimi. Ndeshja luhet në orën 20.45 dhe si rrjedhim, për të është i nevojshëm ndriçimi. Duke parë precedentin me Realin e Madridit, drejtoria e "Qemal Stafës" nuk pranon që ta nisë takimin pa gjeneratorin rezervë, por një i tillë mungon. "Ju e dini që në ndeshjen me Realin e Madridit u dogj transformatori, por tanimë ne e kemi zëvendësuar atë, - u shpreh drejtori Gazmend Sallaku për GSH. - Por, ne nuk do të pranojmë kurrsesi që ndeshja të nisë pa gjenerator dhe këtë ia kemi kërkuar ta gjejë vetë Federata", bëri të ditur ai. I kontaktuar për këtë problem, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së Eduard Prodani, u shpreh se ky institucion po bën të gjitha përpjekjet që gjeneratori të gjendet. "Në fund nuk besoj se do të jetë problem, - tha ai, duke pranuar se ende nuk është bërë firmosja e kontratës së re me stadiumin. - Jemi duke kërkuar një gjenerator të madh, në mënyrë që të mbulojë gjithë ndeshjen. Mund ta pranoj, ende nuk e kemi gjetur, por do ta gjejmë. Kjo është edhe një nga arsyet përse nuk e kemi firmosur kontratën", u shpreh sekretari Prodani.
(d.b/GSH/BalkanWeb)