Uejn Brixh eviton Terrin, Siti triumfon në Londër
LONDER-Sytë e të gjithë Anglisë ishin përqendruar dje në sfidën mes çelsit dhe Mançester Sitit, por më shumë sesa për duelin sportiv, njerëzit kërkonin të shihnin përballjen mes Xhon Territ e Uejn Brixh. Ky i fundit rezultoi vërtetë një njeri i fjalës së mbajtur, duke mos i dhënë dorën ish-mikut të tij Xhon Terri. Përpara fillimit të takimit, në momentin që dy skuadrat rreshtohen në fushë dhe lojtarët i japin dorën njëri-tjetrit, aparatet e dhjetëra fotografëve ishin të gatshëm për të fiksuar këtë moment të shumëpritur. Futbollistët e çelsit kanë qëndruar të rreshtuar, ndërsa ata të Sitit kalonin duke i dhënë dorën. Por, Brixh as që ka denjuar ta bëjë këtë. Ndërsa Terri qëndronte me dorën gati, mbrojtësi i Mançester Sitit e ka kaluar dorën e tij poshtë dorës së kapitenit të çelsit, duke kryer një "finte" në shenjë injorimi. Kryesfida e kësaj jave në Premier Ligën angleze nisi pikërisht me këtë moment. Gjatë ndeshjes, Brixh është ironizuar disa herë nga tifozët vendas nën thirrjet "bum-bum", por në momentin e zëvendësimit me Santa Kruz, ai është duartrokitur. Xhon Terri pati tradhtuar mikun e tij të ngushë, duke kryer raporte seksuale për 4 muaj me radhë me ish-të fejuarën e tij Vanesa Perronsel në momentin që ata jetonin bashkë. Një tradhti që Brixh nuk ia ka falur mbrojtësit të bluve të Londrës, madje për këtë hoqi dorë edhe nga Botërori i Afrikës së Jugut. t
Ndeshja
Përsa i përket ndeshjes, ajo ka dhuruar emocione deri në fund, por ka qenë Mançester Siti i Roberto Mançinit që ka mundur të marrë tre pikë falë fitores së thellë 4-2. Takimi i djeshëm ishte edhe një përballje mes dy trajnerësh italianë, Roberto Mançini e Karlo Ançeloti, ndërkohë që një i tretë, Fabio Kapelo, ndiqte nga tribuna. çelsi gjeti golin e avantazhit në minutën e 42-të, kur Frenk Lampard i vetëm në zonë arriti të shënonte ndaj Shei Givën. Por, në minutën e parë shtesë, Karlos Tevez barazon në të vetmin aksion të vërtetë të Sitit. Sulmuesi, që të premten në mbrëmje u kthye nga Argjentina, u fut në fushë pa kryer asnjë stërvitje në 12 ditët e fundit dhe rezultoi deciziv. 6 minuta nga pjesa e dytë, pas një kundërsulmi të shpejtë, Kreg Belami arriti të çonte skuadrën e Mançinit në avantazh. Përpos përpjekjeve të çelsit dhe një mundësie të mirë të Drogba, ishte Siti ai që mori një penallti, pas një ndërhyrje të Beletit ndaj Tevez. çelsi mbetet me 10 vetë, ndërsa Tevez realizon. Balak ndërkohë merr një tjetër të kuq dhe lë blutë me 9 vetë, ndërsa Belami shënoi edhe golin e katërt pas një kundërsulmi. Ndeshja u mbyll me një penallti të shndërruar në gol nga Frenk Lampard, që këtë herë nuk gaboi ndaj Shei Givën si në ndeshjen e fazës së parë.
Arsenali
Një nga ndeshjet kryesore të luajtura dje, ishte ajo mes Stokes e Arsenalit, që përfundoi me fitoren 3-1 të skuadrës së Venger. Pas një pjese të parë të barabartë 1-1, "Topçinjtë" zgjidhën gjithçka në kohën shtesë, kur realizuan dy herë me çesk Fabregas e Tomas Vermalen.
(d.b/BalkanWeb)