E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mendoja se ajo ishte Miss Bikini World 2007 (FOTO)

Një nga shkencëtarët më të njohur në Britaninë e Madhe, aktualisht në burg në Argjentinë nën akuzën e trafikut të drogës, ka folur për herë të parë për tmerrin që ka kaluar.

I diplomuar shkëlqyeshëm në Oxford, Paul Frampton ndodhet në burg që prej janarit, kur ai u arrestua në aeroport në Buenos Aires ndërsa po tentonte të hipte në një avion për Peru, së bashku me një valixhe me dy kilogram kokainë.

Ai pretendon se ka qenë viktimë e një mashtrimi, ku përfshihet një modele seksi.

Ai tha mbrëmë se një modele me origjinë çeke, që aktualisht jeton në SHBA, është arsyeja pse ai gjendet në burg tani.

Frampton tha se ai kujtonte se po fliste në një faqe lidhjesh në internet me modelen seksi Denise Milani, por tani beson se ishin anëtarët e një bande mafioze amerikano-jugore që po e tërhiqnin atë në planin e tyre për të transportuar një valixhe me drogë.

Komuniteti i shkencëtarëve po lufton fort për lirimin e tij. Ai mund të përballet me 16 vite burg.

Shkencëtari tha se kishte qëndruar 10 ditë në Bolivi duke pritur modelen për të nisur një jetë të re së bashku.

Por 68 vjeçarit iu tha në internet se duhej të shkonte të priste në Argjentinë. Aty mori një valixhe, për të cilën i thanë se i përkiste modeles. Ai duhej ta transportonte në Peru, ku do takohej me dashurinë e jetës së tij.

Ndoshta duhet ta kisha kuptuar se ishte një mashtrim shumë i mirë dhe shumë inteligjent, tha shkencëtari.

Nuk dihet nëse modelja, e cila është shpallur Miss Bikini World 2007 nga revistat Maxim dhe FHM, është përfshirë në këtë çështje.

Shkencëtari është i divorcuar. Gruaja e tij tha se ai është jashtëzakonisht naiv emocionalisht.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›