Menduh Thaci viziton Tiranen
Kryetari i Partise Demokratike Shqiptare ne Maqedoni, do te vizitoje sot kryeqytetin shqiptar. Vizita e Menduh Thacit ne Tirane behet me ftese te kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe eshte konfirmuar nepermjet nje komunikate zyrtare te PDSH-sem dhe nga zyra e shtypit e kryeministrit Berisha. Gjate takimit dy personalitetet do te diskutojne mbi zhvillimet e fundit aktuale ne Maqedoni dhe ne rajon, proceset e integrimeve euroatlantike si dhe miqesia mes ketyre dy subjekteve politike shqiptare me siglen demokrate. Ne njoftimin per shtyp nga PDSH-ja thuhet se kryetari Menduh Thaci do te njoftoje qeverine shqiptare me situaten politike ne Maqedoni, si dhe obsionet e kesaj partie per te shmangur krizen qe- sipas PDSH-se- po thellohet nga bashkeqeverisja e Gruevskit me Ali Ahmetin.