E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, Shefer shfaq mendim për rikthimin e Francës

Paris - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jap de Hop Shefer do të bëjë të ditur sot në Paris mendimin mbi kthimin e mundshëm të Francës në krahun ushtarak të NATO-s. Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Paris është e rëndësishme, pasi ajo zhvillohet në një periudhë kur rriten në mënyrë të shkallëzuar debatet për kthimin e Francës në krahun ushtarak të NATO-s, kur vazhdojnë negociatat ndërmjet qeverisë franceze dhe zyrtarëve të NATO-s, dhe në një periudhë kur nga opozita franceze vazhdojnë të vijnë kritika të ashpra.

Partitë franceze të opozitës bëjnë komentin që me kthimin e Francës në krahun ushtarak të NATO-s do të mbetet në dritëhije edhe pavarësia e Francës. Nga krahu ushtarak i NATO-s Franca kish dalë në vitin 1966.

Zëdhënësi i NATO-s Xhejms Apathurai tha se Sekretari i Përgjithshëm Jap de Hop Shefer nesër do të flasë në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen dhe është i gatshëm t'u japë përgjigje deputetëve francezë në lidhje me rikthimin e Francës në krahun ushtarak të NATO-s.

Pritet që vendimi në lidhje me kthimin e Francës në krahun ushtarak të aleancës të qartësohet në samitin e NATO-s që do të zhvillohet ne datat 3-4 prill në qytetet Strasburg të Francës dhe Kehl të Gjermanisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›