Menezes: Gjermania është në formë më të mirë

Trajneri i Brazilit, Mano Menezes, ka deklaruar se disfata 3-2 ndaj Gjermanisë erdhi për shkak se evropianët janë në formë më të mirë.
Gjiganti jugo-amerikan u detyrua të luajë në mbrojtje për pjesën më të madhe të pjesës së dytë, ndërsa golat nga Robinho dhe Neymar ishin të pamjaftueshme t`i sigurojnë ekipit ndonjë rezultat pozitiv ndaj Gjermanisë.
“Gjermania fitoi sepse ata janë në formë më të mirë. E kam thënë që nga Kupa Botërore në Afrikën e Jugut se Gjermania është në mesin e ekipeve që luajnë futbollin më të mirë këtu. Kjo e ka bërë të mundshme që ata të vazhdojnë punën e tyre, me të njëjtën bazë”.
“Ata janë një ekip, i cili shërben si parametër, kjo është se pse ne luajmë miqësoret me këtë nivel të vështirësisë. Ne e ekuilibruam ndeshjen në disa momente, por ne nuk bëmë mjaftueshëm për ta merituar fitoren”, ka thënë Menezes.