E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALQU: Zgjedhjet e 8 majit i plotësuan standartet

Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës (ALQU) ka publikuar sot raportin e tij përfundimtar për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Në një konferencë për shtyp, ALQU ka theksuar se zgjedhjet e 8 majit i plotësuan standartet e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Sipas ALQU-së këto zgjedhje ishin konkuruese, transparente, dhe kanë hedhur themelet për zgjedhjet e ardhshme.
 

Gjithashtu vëzhguesit vendorë kanë vlerësuar pozitivisht vendimin e KQZ-së për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara dhe për t`i përfshirë ato në tabelat përmbledhëse përfundimtare.
 

Sipas ALQU situata paszgjedhore është karakterizuar nga një mjedis i politizuar, me sulme personale dhe demonstrata nga ana e opozitës.

Më tej ALQU-ja thekson se zgjedhjet lokale të 8 majit patën 2 aspekte pozitive atë të përmirësimit të listave të votuesve nga dublimet dhe vendimet e marra nga Kolegji Zgjedhor në lidhje me ankimimet e partive politike.
 

Gjithashtu ALQU-ja ka vlerësuar edhe punën e efektivave të policisë gjatë procesit zgjedhor duke shtuar se forcat e policisë treguan profezionalizëm në përmbushjen e detyrave të tyre.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›