E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mengjes-Dritani zgjohet i shqetesuar per shendetin e nenes se tij

Ne dhomen e gjumit ndizen dritat dhe banoret fillojne te zgjohen. Liami zgjohet i pari dhe del e rri mendueshem ne oborr. Pas tij cohet Ermali dhe banoret e tjere fillojne te zgjohen njeri pas tjetrit. Duke u marre me punet e tyre personale te mengjesit banoret dalin ne oborr per te shijuar kafene e mengjesit duke e shoqeruar edhe me cigare.

Dritani pasi zgjohet del ne oborr dhe aty gjen Arbrin. Pasi pershendeten Arber e pyet se si ka fjetur dhe Tani fillon ti tregoje se kjo ka qene nje nate e mbushur me endrra dhe ka bere nje gjume te shqetesuar. Arber e pyet dhe Tani i thote se e gjithe kjo ka ardhur si rezultat i bisedes telefonike qe ai pati me nenen e tij gjate spektaklit ku ajo i tregoi se kishte qene ne Itali per nje sere ekzaminimesh e analizash mjekesore. Dritani eshte i shqetesuar per shendetin e nenes se tij sepse mendon se ajo mund te jete semure. Arber e pyet nese e dinte qe nena e tij ishte ne Itali dhe Tani i pergjigjet E di qe kishte shkuar per te bere ca analiza por nuk e dija qe kishte qene shtruar ne spital.

Arber mundohet qe ta qetesoje duke i thene se nga zeri nena e tij nuk dukej si e semure dhe ndoshta ai po shqetesohet kot. Por Tani e ka te veshtire ta besoje kete dhe thote se si mu duk dje nga zeri sikur kishte ndryshuar. Me pas aty vjen edhe Liami i cili po ashtu si Arbri perpiqet qe ta qetesoje Tanin. Tani thote ajo eshte keq sepse nuk do te rrinte pa ardhur por Liami e kundershton duke i thene se nese do te ishte semure ajo nuk kishte pse te fliste me te ne telefon. Ajo te mori per te te dhene kurajo i thote Liami. Me pas djemte ndryshojne temen e bisedes por Tani duket i merzitur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›