Nga shiritat celuloidë te filmi digjital

Teatri i vogël ka tri salla, në njërën prej tyre, që javën e kaluar filmat projektohen në mënyrë digjitale. Filmi nuk del nga bobina e filmit 35 mm, por nga një disk, në të cilin është regjistruar filmi. Ndërsa drejtuesi teknik, Oliver Hauschke, nuk e ka të vështirë të ndahet nga filmi me shirita, kolegia e tij e re, Nicole Wegner, e ka të vështirë t'i thotë lamtumirë teknologjisë së vjetër.
"Ngre perden, fik dritat, starto projektorin." Kjo është puna e përditshme, që na shoqëron këtu. Kur punon pak më të gjatë këtu, atëherë e kap me vesh, në qoftë se diçka nuk shkon si duhet. Në qoftë se një kërcitje tingëllon ndryshe, atëherë e di, se diçka është gabim", thotë Oliver Hauschke dhe hedh vështrimin nga dritarja e transmetimit të filmave në sallën e kinemasë. Projektori i vjetër bënte shumë zhurmë, thotë Oliver Hauschke. Ai punon prej 15 vjetësh në kinema.
Në kinemanë Cinenova në Këln ai shfaq çdo ditë deri në 14 filma, të gjitha nga bobinat me film 35 milimetër. Dhe kjo është e lidhur me shumë punë: "Fillon me shpërndarjen, një kopje filmi peshon 20 deri në 25 kilogramë. Ajo dërgohet me kamion në një kuti kartoni, në të cilën ruhen skedat e veçanta. Sapo filmi mbërrin te ne, ne duhet t'i lidhim skedat e veçanta me njëra-tjetrën. Kjo punë merr një orë, e gjitha përsëri, kur e kthejmë filmin. Pra, është e lidhur me shumë punë, derisa një kopje e filmit të jetë e gatshme për t'u shfaqur në kinema."
Epoka e digjitalizimit arrin kinemanë
Me teknologjinë digjitale është ndryshe, thotë Hauschke. Një javë më parë, na ka ardhur projektori për filmin digjital. Në një nga tri sallat e kinemasë Cinenova tani nuk do të shfaqen më filmat nga bobinat 35 milimetërshe, por nga një hard disk, ose një server, në të cilin ndodhen të dhënat digjitale. Hauschke nuk ka për të bërë punë të madhe, ai ka vetëm për të shtypur butonin play.
"Ishte fantastike, ishte me të vërtetë fantastik ky butoni play: .. Kur unë e shtyp atë atje, nis automatikisht, duke filluar nga perdja, dritat fiken, filmi fillon dhe në fund çdo gjë shkon automatikisht." Që Hauschke me të vërtetë se nuk vajton bobinat e vjetra të filmit, këtë nuk mund ta kuptojë kolegia e tij Nicole Wegner, që shfaq gjithashtu filma dhe aspiron të bëhet regjisore. Me digjitalizimin e teknologjisë shkatërrohet kinemaja si e tillë. thotë ajo: "Mua më pëlqen t'i përdor këto makineritë e vjetra. Ndez projektorin dhe pastaj ai bën zhurmën e tij dhe duhet të ngrohet fillimisht. Pastaj ndizet llamba dhe pastaj duhet të sqarosh figurën. Sigurisht që është diçka romantike dhe është e bukur."
Faza e provës me projektorin digjital në Cinenova ka ecur mirë. Në këtë mbrëmje për herë të parë jepet një film në mënyrë digjitale. Hauschke është i qetë. Ai është i bindur për cilësinë e projektimit digjital: Pamjet janë shumë më të qarta se nga bobinat 35-milimetër. Dhe materiali filmik digjital nuk humbet cilësinë nga përdorimi i shpeshtë, thotë Hauschke: "Pasi kam shfaqur një spot akulloreje për tri ditë me radhë me bobina 35-milimetërshe, atëherë ai nuk duket më si ky digjitali, që po projektojmë tani në ekran. Gradualisht ai merr pika, ose vija, bëhet si prej qumështi." Por a e pengon kjo me të vërtetë spektatorin, pyet Wegner. Duam pamje të përsosura? "Mua më pëlqen pamja, që merr frymë dhe jo perfektja në të, që filmi nganjëherë pengohet, sepse ka ngjitje në një vend. Mua më pëlqen, por në fund të fundit duhet të vendosin vetë spektatorët."
Nostalgji për teknologji analoge
Teknologjinë digjitale nuk mund ta ndalë askush. Falimentimi i Kodak në fillim të vitit 2012 është vetëm një hap tjetër drejt fundit të bobinave tradicionale të filmit. Edhe kinematë e vogla nuk kanë alternativë tjetër. Ka kohë që bobina filmike është bërë për t'u vendosur në muze. Dhe profesioni i atij, që transmeton filmin është në rrezik të zhduket: "Profesion klasik, që merret deri në dhjetë orë për të shfaqur filma, nuk do të ketë më. Koha e nevojshme, për të nisur një film, është tani shumë më e vogël."
Hauschke së shpejti do të punojë vetëm 20 orë në javë në kinema dhe do të nisë të punojë një profesion krejt tjetër. Wegner dëshiron të bëjë dhe të tregojë filma, ajo preferon mënyrën analoge. (DW)