E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mëngjes me fëmijët, Emel në “7pa5”: Kam dëgjuar që të gjithë politikanët gënjejnë

Amaris dhe Emel, dy vogëlushe shumë të ëmbla, ishin të ftuara në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Me pafajësinë e tyre, vogëlushet zhvilluan një bisedë të ngrohtë në studio ku fllën për konceptin e dashurisë sipas tyre, pasionin, ëndrrat që kanë kur të rriten. Gjithashtu të dyja vajzat dhanë opinione edhe për politikanët.

Pjesë nga biseda

Emel: Dashuria për mua është ku më japin dhurata ose më përqafojnë.

Amaris: Një përqafim dhe dhurata.

A i njihni politikanët?

Emel: Unë i shoh lajmet, por vëllai im jo. Unë jam ndryshe.

Ke dëgjuar për Edi Ramën? Sali Berishën? Ilir Metën?

Emel: Kam dëgjuar prindërit që ata (politikanët) gënjejnë të gjithë.

Çfarë pune bën Edi Rama?

Emel: Nuk e di.

Po ti Amaris?

Amaris: Nuk më pëlqejnë.

Çfarë dëshironi të bëheni kur të rriteni?

Emel: Unë dëshiroj të bëj balet dhe të bëhem mësuese baleti.

Amaris: Unë kur të ritem dua të bëhem në piktore.

Nëse do të kishit një superfuqi, çfarë do të dëshironit?

Emel: Të ishte shpejtësia sepse mund të bëj më shpejt balet.

Ndërsa Amaris nuk e kishte menduar ende se çfarë superfuqie do të donte.

Të dyja vogëlushet i premtuan mderatorëve se do të vinin sërish në studion e emisionit “7pa5”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›