E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëngjesi nis me dy aksidente me dy të vdekur në Durrës dhe Rrëshen

motorriMëngjesi ka nisur me dy aksidente të rënda, që kanë shkaktuar dy viktima.

Në orët e para të mëngjesit, një automjet ka dalë nga rruga, duke u përplasur me trafikndarësen.

Ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Shënavlashit në Durrës, ndërsa viktima është Shpëtim Tepshi.

Në momentin e aksidentit, viktima ndodhej i vetëm në makinën e tij tip Benz.

Policia po heton për shkaqet e kësaj ngjarje.

Pak orë më vonë, një 40 vjeçar humbi jetën pasi motoçikleta e tij doli nga rruga në Rrëshen.

Anton Keçi po udhëtonte drejt fshatit Skuraj kur humbi kontrollin e mjetit./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›