VIDEO LAJM/ Florenc Hoxha në aksion
Ky është momenti kur Florenc Hoxha, drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës, sulmon një qytetar, që mesa duket kundërshtonte prishjen e një ndërtese.
Pamjet janë hedhur në YouTube një ditë më parë, ndërkohë që nuk dihet se kur ka ndodhur kjo ngjarje dhe kush e ka filmuar këtë moment.
Ndërsa Tirana është mbushur nga ndërtimet pa leje, që kanë mbirë kudo, Florenc Hoxha tregon dhëmbët me një qytetar pa pushtet dhe pa përkrahje.
Hoxha është vënë nën akuzë që kur erdhi në detyrë si drejtor i Policisë Bashkiake të Tiranës për dhunë dhe presion.