E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 2013 Milo kerkon koalicion me baze te gjere

Shpresa e partive të majta në opozitë, për të fituar zgjedhjet politike të vitit 2013, mbeten Fryma e re Demokratike e Bamir Topit dhe Aleanca Kuq-e-Zi. Kryetari e Demokracisë Sociale Paskal Milo, thotë se në koaliconin e ardhshëm opozitar janë të ftuara të gjithë subjektet politike, pavarësisht programit politik, por që kanë për qëllim rrëzimin e qeverisë “Berisha”. Ai fton edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim të bëhet pjesë e kësaj aleance.
Kreu i Demokracisë Sociale thekson se do të kërkojë që në marrëveshjen e bashkëpunimit që partia e tij do të nënshkruaj me Partinë Socialiste, të përcaktohen qartë detyrimet dhe përgjegjësitë e palëve. Ai nuk harron aspak se si socialistët u sollën në zgjedhjet e vitit 2009, të cilët jo vetëm që nuk ruajtën me votat e partisë së tij, por i tjetërsuan ato.
Milo thotë se partitë, që do të jenë pjesë e koalicionit opozitar nuk do të bëhen pjesë e të njëjtës listë, pasi sipas tij, kjo nuk është në interes të partive, pjesë e kësaj aleance politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›