E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meningjiti, vaksina kushton 4500 leke

Vaksina, e cila lufton meningjitin, gjendet edhe ne nje pjese te farmacive te kryeqytetit. Nderkohe qe, pas shfaqjes se rasteve te prekura nga kjo semundje e rende dhe infektive, shume persona jane interesuar per ta blere ate. Duke mos pyetur per cmimin e larte qe ajo ka, nje pjese e tyre e kane blere dhe e kane injektuar. Nderkohe qe depot farmaceutike dhe grosistet kane perfituar nga kjo situate dhe kane porositur sasite e para. Prej dites se djeshme, ne farmacite e kryeqytetit kjo vaksine eshte ofruar me nje cmim prej 4500 lekesh. Nderkohe, kerkesa ka qene e madhe ne te gjitha farmacite, por vetem disa prej tyre kane mundur ta ofrojne. Ajo qe farmacistet kane keshilluar nga ana e tyre ka qene ruajtja e vaksines ne ambiente frigoriferike. Kjo temperature e ulet duhet te jete si ne farmaci, ashtu edhe gjate transportit nga firmat farmaceutike dhe grosistet ashtu edhe nga vete bleresit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›