E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mënyrat si të kurseni energjinë elektrike

Faturat e energjisë elektrike po rriten gjithmonë e më shumë në kushtet kur e gjithë bota po përballet me krizën energjitike. Por cilat janë teknikat e duhura për të kursyer energji? Ka shumë gjera që mund të mësoni në mënyrë që të përmirësoni përdorimin e energjisë, truke të vogla të cilat gjithashtu mund të çojnë në kursimin e energjisë por gjithashtu edhe në kursimin e xhepit tuaj.

Zgjedhja e duhur e llambave është hapi i parë drejt kursimit të energjisë. Llambat LED, konsumojnë më pak Watt dhe si pasojë në faturën tuaj do të pasqyrohet një çmim më i ulët për të paguar.

Lavastovilja është një ndër pajisjet më të përdorura në shtëpi. Por gjithashtu mund të gjeni një mënyrë inteligjente për të shmangur shpenzimet e tepërta duke i kushtuar më shumë vëmendje detajeve si për shembull mos e vini në punë nëse nuk e keni me ngarkesë të plotë atë, preferoni të përdorni programe “eko” të cilat kursejnë energji siç është procesi i tharjes.

Frigoriferin mund ta zgjidhni me një program i cili bën pjesë në programin totalisht ekonomik siç janë për shembull ato modele me A+++, nëse nuk e keni te domosdoshme të përdorni lavatricen mund të lani veshjet e lehta me dorë. Përpiquni të kurseni energji në pajisjet të cilat konsumojnë më shumë dhe sigurisht kjo do të shihet edhe në faturën dhe xhepin tuaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›