Shqiptaret më të famshme pushtojnë skenën e MTV EMA 2022

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ndarja e çmimev MTV Europe Music Awards në Dusseldorf, Gjermani duke treguar performanca te mrekullueshme te artistëve më në zë të momentit. Çfarë kishte te veçantë ky event këtë vit ishte dhe pjesëmarrja e disa nga shqiptareve më të njohura dhe të dashura si brenda dhe jashtë vendit.
Këngëtaret me famë botërore si Bebe Rexha, Ava Max të cilat performuan disa këngë në MTV EMA, gjithashtu nuk mbeti prapa edhe Dua Lipa e cila ishte nominuar për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”.
Për “Artisti/ja më i/e mirë në Zvicër” ishte nominuar dhe Loredana. Për më tepër moderatore e këtij edicioni ishte Rita Ora e cila prezantoi MTV EMA bashke me bashkëshortin e saj Taika Waititi.
/rtsh.al/