E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merah varroset jashte qytetit

Mohamed Merah që vrau shtatë persona në jug-perendim të Francës, në tre sulme të ndryshme, u varros jashtë qytetit të Tuluzës, pasi kryebashkiaku e quajti te papërshtatshme që të ndodhte në qytet.

Edhe Algjeria vendi i origjinës refuzoi trupin e Merah. Më herët, presidenti francez Nikola Sarkozi bëri thirrje që varrimi të mos mbetej pezull.  

E përditshmja franceze “Le Figaro” tha se trupi i Merah shoqërohej nga 15 burra, dhe nuk është e qartë se cilët ishin.

Një helikopter mbikëqyri ceremoninë, ku ishin të pranishëm rreth 100 policë. Ndërkohë policia zbuloi një makinë të braktisur në afërsi të Tuluzës, cka sipas medias franceze, mund të lidhet me sulmet e 23 vjecarit.
Masakra e Tuluzes
Babai i Merah padit shtetin francez
Merah, Al Jazeera nuk do ta transmetojë videon
Merah: Vrasja, kënaqësi e pafund

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›