E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mercedes gjobitet me 10 mijë euro

Në përfundim të Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1, për sezonin 2023, Mercedesi mori një gjobë prej 10,000 eurosh për shkeljen e rregullave brenda qarkut të mbyllur të garës. Kjo gjë është bërë e ditur nga Drejtoria e Garës spanjolle përmes një shënimi të drejtuar skuadrës gjermane. Shkelja e kryer nga ekipi gjerman është në kundërshtim me nenin 12.2.1 të Kodit Ndërkombëtar të Sporteve, për shkak të mosrespektimit të procedurave pas garës përsa i përket rregullave brenda qarkut të mbyllur të garës.

Mercedesi ka paguar për praninë e paautorizuar të fizioterapistëve brenda cirkuitit, por ka shpëtuar gjithsesi vetëm me një gjobë financiare dhe pa ndëshkime të mëtejshme që mund të ndikonin me penalizime për pilotët në rendin e mbërritjes. Por duke lënë mënjanë gjobën, Mercedesi përjetoi një rilindje të vërtetë në Çmimin e Madh të Spanjës falë përditësimeve më të fundit të bëra në njëvendëshet e tyre. Lewis Hamilton, rikthehet në podium duke përfunduar në vendin e dytë pas një Max Verstappen të pakapshëm.

Një rezultat mjaft të mirë arriti edhe piloti tjetër i Mercedesit, George Russell, i cili u rendit në vendin e tretë. Pas këtyre rezultateve, drejtuesit e Mercedesit janë të kënaqur me ndryshimet në makinat e garës, dhe shpresojnë të arrijnë një rezultat të kënaqshëm edhe në garën e ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›