E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mercedes prezanton F1 W13 të Hamilton dhe Russell

Poshtë vellos, një F1 W13 nga Mercedes AMG Petronas. Në fakt, skuadra e Brackley prezantoi sot makinën e re, të cilën do ta sjellin në pistë shtatë herë kampioni i botës, Leëis Hamilton dhe shoku i ri i skuadrës, George Russell. Ngjyra ikonike e “Shigjetës së Argjendtë”, e cila është pasuruar me detaje blu të lehta dhe të kuqe. Toto Wolff do të jetë si gjithmonë drejtori i skuadrës së Mercedesit, që kërkon titullin e nëntë radhazi të konstruktorëve, por që synon mbi të gjitha t’i rrëmbejë skeptrin e kampionit botëror, Max Verstappen, holandezit të Red Bull.

Toto Wolff: “Le të fillojmë nga e para. Tetë titujt e konstruktorëve nuk vlejnë asgjë. Ishte një ndalesë shumë e shkurtër dhe ne mezi presim të kthehemi në rrugën e duhur. Natyrisht, Abu Dhabi është një zonë gri, por le të shikojmë nga e ardhmja”

Hamilton: “Është një moment shumë emocionues. Është viti i dhjetë dhe është fantastike. Është një privilegj të jem këtu, nuk i kam vënë vetes ndonjë objektiv, por është e qartë që skuadra gjithmonë po ngre shiritin. Tani fillojmë nga e para , nga një fletë e bardhë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›