Mërgim Mavraj sërish dëshiron të luajë për Shqipërinë

Prishtinë, 25 gusht - Mbrojtësi kosovar Mërgim Mavraj sërish ka shprehur dëshirë për të luajtur për kombëtaren e Shqipërisë. 24-vjeçari Mavraj thotë se asnjëherë nuk është deklaruar se nuk do të luajë për Kombëtaren shqiptare. Ai thotë se vetëm ka kërkuar kohë, ndërsa deklaratat e tij janë keqkuptuar nga mediat.
"Jo që jam i interesuar të luaj për Shqipërinë, por unë dua gjithsesi që të mbroj ngjyrat e kombit tim, ngjyrat kuqezi. Gjithnjë kam dashur të luaj për kombin tim dhe asnjëherë nuk do të humb shpresat se kjo dëshirë do të më realizohet", ka thënë Mërgim Mavraj të martën për “Kohën Ditore”.
Tregimi për përfshirjen e Mërgim Mavrajt në kombëtaren e Shqipërisë kishte nisur që në shtator të vitit 2006. Atëbotë, kosovari luante për Darmstadtin në kategorinë e tretë gjermane. Përzgjedhësi i atëhershëm i kombëtares së Shqipërisë, Hans Peter Briegel, kishte pëlqyer Mavrajn dhe kishte dhënë urdhër që ai të pajisej me pasaportë të Shqipërisë. Ndërkohë Briegel u zëvendësua me kroatin Oto Bariq. Mavraj në janar të vitit 2007 ishte ftuar në një kamp të kombëtares, por ishte detyruar që të stërvitej me ekipin shpresa. Në shenjë pakënaqësie ai vendosi të mos i përgjigjej ndonjë ftese eventuale në kombëtaren e Shqipërisë. Në shkurt të atij viti u pajis me pasaportë të Gjermanisë dhe luajti një ndeshje miqësore për U-21 të këtij vendi. Ai në shpresat e Gjermanisë u ftua edhe për kampionatin evropian të vitit të kaluar, por një ditë para grumbullimit pësoi lëndim dhe nuk udhëtoi fare në evropian.
Në fillim të këtij viti mbrojtësi i lindur në Gjermani shprehu dëshirë që të luajë sërish për Shqipërinë. Pati biseda edhe me përzgjedhësin aktual Josip Kuzhe. Kuzhe tha se Mavraj do të ishte i vlefshëm për kombëtaren dhe e ftoi atë për ndeshjen miqësore kundër Irlandës, që u zhvillua më tre mars. Pak ditë para ndeshjes, Mavraj njoftoi drejtuesit e FSHF-së se nuk do të paraqitet në grumbullimin e kombëtares. Më vonë u tha se ai mori premtime se do të ftohet nga Gjermania në të ardhmen dhe për këtë hoqi dorë nga Shqipëria. Në Shqipëri u akuzua për tradhti, ndërsa Kuzhe tha se nuk do ta ftojë atë edhe nëse ndërron mendje.
Mbrojtësi i Bochumit pranon se ka humbur të gjitha kontaktet me FSHF-në.
"E kuptoj se janë hidhëruar dhe ndoshta u ka mbetur hatri. Por nuk ka qenë vendim kundër Shqipërisë. Ishte vetëm një lutje për të më kuptuar dhe mediat këtë e bënë të madhe", ka deklaruar Mavraj. "Ishte një kohë e vështirë me ekipin e Bochumit. Ishin ndeshjet e fundit të stinorit dhe kemi qenë duke luftuar për ekzistencë. Pasi ndeshja me Irlandën ishte vetëm miqësore, kam lutur kombëtaren që të më japë më shumë kohë. Kjo ishte e tëra. Tani nuk është koha të shikojmë prapa. Dua të jap kontributin tim që kombëtarja të kualifikohet në evropianin e vitit 2012", ka shtuar mbrojtësi i qendrës.
Mërgim Mavraj ka shtetësinë e Shqipërisë, por pasaportën e pati kthyer vite më parë në FSHF.
"Nuk kam asnjë kontakt me FSHF-në, por shpresoj se do të ftohem për ndeshjet e para eliminatore. E di që mund të jap kontribut në ekipin kombëtar. Nëse trajneri mendon se jam i nevojshëm, unë jam i gatshëm", thotë mbrojtësi shtatlartë.
Mavraj vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë shqiptarë. Me Bochumin këtë edicion do të luajë në Bundesliga 2. Dy kampionatet e kaluara luajti në Bundesliga 1. Karrierën profesioniste e ka nisur në Darmstadt. Shqipëria më tre shtator nis eliminatoret për "Euro 2012".