Skuadra therandase stërvitet në Rahovec, luan në Prizren

Prishtinë, 25 gusht - Skuadra e rikthyer pas dhjetë vjetësh në Superligë, Ballkani i Therandës, ka nisur mbarë edicionin 2010/2011. Therandasit kanë fituar dy ndeshjet e para dhe i prijnë klasifikimit në Raiffeisen Superligë. Trajneri i Ballkanit, Adil Vokrri është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në dy ndeshjet e parë. Megjithatë, ai vlerëson se paraqitjet në Superligë do të ishin edhe më cilësore, nëse skuadra nuk do të përballej me disa vështirësi që nuk i kanë skuadrat tjera të Superligës.
Në të vërtetë për shkak të renovimit të stadiumit në Therandë, Ballkani është i detyruar që stërvitjet t'i zhvillojnë në Rahovec, ndërsa ndeshjet si vendas t'i luajë në Prizren. Për të zhvilluar stërvitje dy orëshe futbollistët e skuadrës therandase duhet të udhëtojnë katër orë në ditë.
Trajneri Vokrri ka bërë të ditur se futbollistët mund të përballen me udhëtim shtesë deri në fund të stinorit vjeshtor.
"Nga dita e parë e stërvitjeve kemi pasur vështirësi me stadium, por tashmë jemi rehatuar dhe stërvitjet i zhvillojmë në stadiumin e Rahovecit. Ndeshjet si vendas i luajmë në Prizren. Kjo situatë na pengon shumë, por përkundër kësaj futbollistët arrijnë me sukses t'i përshtaten kushteve dhe të mos mendojnë se ku luajnë. Nëse stërvitjet dhe ndeshjet do t'i zhvillonim në stadiumin tonë, sigurisht do të kishim paraqitje edhe më të mira se deri më tani dhe fitoret do të ishin më bindëse. Në stadium është duke u punuar dhe sipas parashikimeve punët mund të zgjasin deri në fund të edicionit", ka thënë Vokrri.
Ballkani në javën e parë mposhti Flamurtarin në Prizren me shifrat 2:1. Edhe ndeshjen e dytë e luajti si vendas, po ashtu në Prizren dhe fitoi kundër Ferizajt me rezultat minimal 1:0.
"Të udhëtosh çdo ditë nga katër orë është monotoni për futbollistët. është normale që ankohen, por them se atyre u është bërë rutinë. Unë jam i kënaqur me punën e tyre dhe me rezultatet e deritashme", ka shtuar Vokrri.
Sipas tij, pas javës së gjashtë do të dihet forca reale e skuadrës së Ballkanit. Ballkani në javën e tretë është mysafir i kampiones në fuqi, Trepçës.
Skuadra e Ballkanit gjatë verës është përforcuar me Pajtim Hotin, Fitim Krushën, Mirsad Idrizin, Patrik Doçin e Robert Gjerajn.
"Fondi i lojtarëve është solid, por mund të përforcohemi edhe me dy futbollistë. Një sulmues dhe një mbrojtës do të ishin shumë të nevojshëm për ne", ka theksuar Vokrri.
Ndërkohë, mbrojtësi Robert Gjeraj thotë se udhëtimi i përditshëm është shndërruar në monotoni.
"Udhëtimi i përditshëm në Rahovec është bërë e bezdisshëm. Mezi pres të vij dita e shtunë të pushoj", ka thënë Gjeraj. Sipas tij Ballkani me një organizim më të mirë mund të luftojë edhe për titull.