E Diel, 1 Nëntor 2026

Merimanga vdekjeprurëse e madhe sa një fytyrë njeriu

SRI LANKA- Shkencëtarët kanë zbuluar një merimangë helmuese të panjohur më parë e cila ka përmasat e një fytyre njeriu. Merimanga u gjet në një fshat në Sri Lanka.

Këmbët e saj janë të gjata deri në 20 cm. Speciet e reja të merimangave u gjetën në vendin e Azisë Jugore nga shkencëtarë të organizatës për kërkimet dhe edukimin e biodiversitetit të Sri Lankas.

Merimanga është quajtur Poecilotheria rajaei dhe mund të vrasë kafshë si një mi, lizard, zogj të vegjël dhe gjarpërinj.

(Foto: Merimanga e zbuluar ne Sri Lanka)

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›