Meritojmë demokraci e civilizim
Rrezikoi dhe kjo ngjarje të kthehej në përsheshin e zakonshëm që kohët e fundit po gatuan politika shqiptare: i vrau opozita, i vrau Edi Rama. I vranë vetë. Po kush i vrau? Dhe opinioni publik u vu përsëri në dyshim. Pastaj pamjet e para, të policëve në front të pambrojtur, të plagosur e të lënë as pa ndihmën e parë dhanë rezultatet e duhura: Protestues të dhunshëm, protesta të dhunshme. Ranë në këtë vorbull të gjithë, vetëm pasditja po kthjellonte mendjet pak nga pak. Ishte një video që doli në internet me zërin e spikeres së një TV pranë Qeverisë. Një video që tregonte një protestues në momentin e goditjes me armë. Qëllohej nga brenda selisë së kryeministrisë, ndërkohë që protestuesi po shihte c’po ndodhte, ra përtokë nga plumbat. Këto pamje u dhanë vetëm një herë live nga TV por qe, t’i publikonte në internet. Të gjithë pastaj, iu rikthyen videove për të parë c’filmuan kameramënët gjatë ditës dhe këtu pamjet tronditëse të News 24: Breshëri armësh nga një derë në katin përdhes të kryeministrisë, në pjesën anësore të godinës… dhe rënia përdhe e qytetarit të paarmatosur.
Në Tiranë, në mes të ditës, u qëllua nga godina e kryeministrisë, e Qeverisë së shqiptarëve, drejt njerëzve të paarmatosur. Bilanci tragjik: tre të vdekur, dhjetëra të plagosur. Policët plagë me gurë, protestuesit plagë me armë zjarri. Kjo është qeveria europiane e vitit 2011? Shqiptarët meritojnë civilizim e demokraci.