E Diel, 1 Nëntor 2026

Skemat dhe shenimet e Murinjos vlejne 2500 euro

Fatlumi qe ka pasur mundesi te marre doreshkrimet e Muse quhet Rikardo Fonseka. Cilido qe ka deshire te bleje kete bllok duhet te klikoje ne sajtin custojusto.com

Blloku i shenimeve i Hoze Murinjos vlen 2500 euro. Idete skemat dhe disa detaje taktike te orakullit nga Setubali edhe pse per nostalgjiket mund te jene te pashijshme kane vleren e tyre. Dikush thote qe 2500 euro jane shume per nje fletore me disa skema ndersa te tjere mendojne se me keto materiale as qe mund tu afrohesh ideve qe mund ti kete bluar ne koken e vet tekniku nga Portugalia. Gjithsesi ka edhe prej tyre qe nuk jane menduar shume dhe i kane nxjerre ne shitje. Fatlumi qe ka pasur mundesi te marre doreshkrimet e Muse quhet Rikardo Fonseka i biri i nje ish-kolegu te Murinjos ne Asociacioacuten de Entrenadores de Oporto - Shoqates se Trajnereve te Oportos.

Dhurata ne shitje

Tekniku nga Setubali i kishte dhuruar bllokun e shenimeve Fonsekes pas takimit te fundit qe kishte zhvilluar me Porton ne kampionat ne maj te 2004-s. Ne faqen e pare te atij blloku Murinjo pak dite me vone fitoi edhe Ligen e Kampioneve me skuadren portugeze mundi Monakon ne finale kishte shkruar edhe disa fjale per kolegun e tij. Ndersa tani pas gjashte vitesh e gjysme idete e Murinjos per takimin Porto-Pacos de Ferreira kane dale ne shitje. Ne sajtin custojusto.com kush ka mundesi mund te bleje kete bllok per shifren modeste te 2500 eurove.

Tregti

Keshtu Rikardo Fonseka nuk ka rene viktime e nostalgjise ka vendosur qe te shese te gjitha skemat e teknikut qe nga viti 2002 e deri ne 2004-n fitoi dy kampionate me Porton si dhe arriti qe me te njejten skuader te fitonte Kupen UEFA dhe Ligen e Kampioneve. Babai im pershendeti Murinjon gjate pushimit te ndeshjes - shpjegoi Rikardo Fonseka. - Me pas kur doli nga dhomat e zhveshjes tekniku i beri nje surprize te madhe duke i dhuruar bllokun e shenimeve. Ky i fundit tanime pritet qe te perfundoje ne shtepine e ndonjerit qe ka shume stime per Murinjon. Nderkohe qe nga kjo tregti xhepat e Fonsekes do te mbushen plot Kjo eshte nje mundesi e mire per mua pasi Murinjo po shkruan nje pjese te mire te historise se futbollit. Tani ai sapo ka marre cmimin si trajneri me i mire ne bote. Blloku i tij i shenimeve ne keto momente mund te jete nje pjese e rendesishme e dollapit te koleksionisteve.

Ne brendesi

Blloku i shenimeve ka brenda disa pika ku eshte caktuar menyra se si nje futbollist duhet te mbuloje kundershtarin. Ne ate bllok shihen qarte skemat se si Murinjo rreshtonte te tijte ne fushe. Shihen edhe emrat e 11-shes titullare qe ne sulm perbehej nga lituanezi Jankauskas amerikano-jugori Mekkarti dhe nga braziliani Derlei. Me kete treshe ne sulm Murinjo fitoi finalen e Liges se Kampioneve 3-1. Tashme qe i tere sekreti i tij tek Porto ka dale ne shitje ne internet Murinjo po mendon qe ti drejtohet Fonsekes me frazen qe u prezantua ne Milano Nuk jam kaqol.

AS Murinjo mund te lere Realin ne qershor

Aventura e Hoze Murinjos te Reali i Madridit mund te zgjase me pak nga sa eshte parashikuar mesohet nga raportime te ndryshme ne mediat spanjolle. Sipas versionit online te se perditshmes sportive AS shume prane klubit madrilen tekniku portugez mund te largohet ne fund te sezonit i zhgenjyer nga sjellja e drejtuesve te Realit ndaj tij. AS thekson se Specialit nuk i ka pelqyer sjellja e drejtuesve gjate ketyre muajve e sidomos eshte i pakenaqur nga mungesa e gatishmerise se klubit per ti siguruar nje sulmues ne kete merkato. Vecanerisht Murinjo nuk ka marredhenie te mira me drejtorin e Pergjithshem Horge Valdano si dhe ka mbetur i pakenaqur nga fakti qe drejtuesit nuk moren parasysh sugjerimin e tij per te afruar Hugo Almeiden si perforcim per sulmin. Ne keto kushte nga Spanja po shtohen zerat qe e shohin trajnerin larg Madridit ne qershor. Sakaq kane filluar edhe hamendesimet e para per destinacionin e mundshem gjithnje ne rast largimi nga Reali. Mediat iberike aludojne nje rikthim te Interi ose nje aventure te re ne Angli ne stolin e njerit prej ekipeve te Mancesterit Junajtid ose Siti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›