E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato, Ibrahimovic zyrtarisht tek Milani

Zlatan Ibrahimovi eshte zyrtarisht nje lojtar i Milanit, pasi klubi italian, ai i Barcelones dhe sulmuesi suedez kane arritur marrveshjen qe do ta riktheje ate ne Serine A. Ibrahimovic do te tranefrohet te klubi kuqezi ne forme huazimi, por me opsion blerjen e kartonit te tij ne fund te sezonit.
Milan do te paguaje 24 milione euro ne arken e klubit spanjoll, ndersa sulmuesi do te firmose nje kontrate 4 vjecare, nga e cila do te perfitoje 8 milione euro ne sezon. Lajmi eshte konfirmur nga vete zv/presidenti milanist Adriano Galiani qe ka qene protagonist ne tratativat e gjata me presidentin e Barcelones Rosell.

Zlatan Ibrahimovic do t’i nnshtrohet ne fillim testeve mjekesore, nderkohe qe neser do te vizitoje seline e klubit kuqezi, ku do te hedhe dhe firmen ne kontraten e tij te re. Ne kete menyre sulmuesi suedez do te rikthehet ne kampionatin italian Seria A pas aventurave te mparshme me Juventusin dhe Interin, ku arriti te fitonte 5 tituj kampion radhazi: 2 me bardhezinjte dhe 3 me skuadren zikalter.

Me transferimin e tij te Milani, Ibrahimovic do te kerkoje ta perserise kete sukses edhe me skuadren e drejtuar nga Masimiliano Alegri, nderkohe qe klubi kuqezi ka bere mbase goditjen me te madhe ne kete merkato verore.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›