E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato, Mascherano dhe Toni goditjet e Barçës

Barcelonë- Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është duke kërkuar mesfushorin e Liverpoolit, Javier Mascherano dhe sulmuesin e Bayern Munchen, Luca Toni. Sikundërse shkruajnë mediat argjentinase Guardiola tashmë ka folur me Mascheranon, ndërsa ideja për sulmuesin italian duket se është e orëve të fundit.

Trajneri i kampionëve të Evropës e ka identifikuar Mascheranon si një prej disa lojtarëve të cilët mund ta përmirësojnë ekipin dhe ka nisur të përflitet për një transferim me vlerë prej 22 milionë eurosh.

Porse trajneri i Reds-ave, Rafa Benitez nuk dëshiron ta humbë mesfushorin, veçanërisht edhe me Xabi Alonson po ashtu në vëmendjen e Real Madridit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›