Kaka iku; tashmë radha e Patos për tu larguar?
Milano- Pas largimit tashmë zyrtar të Ricardo Kaka për te Reali i Madridit dhe një lëvizje të mundshme të suedezit të Interit Ibrahimoviç drejt rivalëve të Barcelonës, duket se edhe 19 vjeçari Alexandre Pato po mendon për largimin e tij nga një kampionat italian me gjithnjë e më pak yje.
Vendimi i shokut të tij të skuadrës, por dhe lëvizjet e nxehta të merkatos nga e cila vijnë zëra të herepashershëm për largimin e yjeve të Serisë A drejt kampionateve spanjoll ose anglez, duket se Paton e ka bërë të mendohet dyfish për të qëndruar kuqezi.
Ai ka hedhur pikëpyetje lidhur me qëndrimin e tij duke shpjeguar se më parë do ti duhet të flasë me ish-teknikun e tij Ancelotti. “Do të bisedoj me Ancelottin e më pas me zyrtarët e klubit. Në fund të këtij muaji do të vendoset gjithçka”, u shpreh Pato për Gazzetta dello Sport.