Merkato Skenderbeu i merr Beses edhe Cikalleshin

Sokol Cikalleshi eshte njeri prej lojtareve me premtues te kampionatit shqiptar. Cikalleshi do te jete lojtari i gjashte qe kete sezon le Besen per Skenderbeun
Skuadra e Skenderbeut nuk ka pritur gjate. Dje drejtuesit e ekipit nga Korca kane siguruar sherbimet e Sokol Cikalleshit. Burime prane klubit korcar bejne me dije se mesfushori i Beses do te transferohet me formulen e huazimit drejt Korces pra per gjashte muaj. Me pas ekipi i Skenderbeut mund te marre tere kartonin e lojtarit gjate merkatos verore.
I gjashti
Keshtu shtatlarti Cikalleshi do te jete lojtari i gjashte i Beses qe kalon kete sezon tek Skenderbeu. Themi keshtu pasi skuadra e Skenderbeut gjate merkatos se janarit ka marre Orges Shehin Endri Vrapin Alban Dragushen qendermbrojtesi nga Kosova mund te kaloje tek Kalmari ne Suedi Erbim Fagun dhe Bledi Shkembin nga skuadra e Beses. Ekipi kavajas ne fakt me kete grup arriti qe vjet te renditej i dyti si dhe te fitonte Kupen e Shqiperise.
Arapi-Veliaj vijne ikin Aksientiev-Ristovski
Pervec Cikalleshit Skenderbeu pritet qe ne ditet ne vazhdim te jete aktiv ne merkato. Keshtu pavaresisht ardhjes me buje te sulmuesit maqedonas Aksientiev madje ne miqesoret e Skenderbeut shenoi rregullisht me pas nuk u preferua nga trajneri Muca dhe lamtumira e tij ishte e pashmangshme. Por pervec tij edhe Ristovski do te ndjeke fatin e tij. Por dje mesohet se dy futbollistet e Shkumbinit Veliaj dhe Arapi kane mbyllur gjithcka me drejtuesit korcare dhe mund te quhen tashme futbolliste te Skenderbeut pavaresisht se asnje nuk e deklaron. Priten te mesohen emrat e tjere nga merkatoja.
Renditja
Skenderbeu me 31 pike te arritura deri tani ka thyer rekordin e historise se klubit pasi ne kaq jave skuadra kuqebardhe nuk kishte arritur asnjehere te grumbullonte kaq shume pike. Keshtu ekipi nga Korca qe drejtohet prej nje eksperti si Shkelqim Muca eshte vetem tri pike larg Flamurtarit te vendit te pare.