E Diel, 1 Nëntor 2026

Mancesteri ne feste Junajtid shkeputet Siti e ndjek i vetem

Dimitar Berbatov nuk zhgenjen sa here luan dhe kete e di me mire se kushdo tjeter trajneri Ser Aleks Ferguson qe ka vendosur ta aktivizoje bullgarin nga minuta e pare kunder Sanderlendit. Sulmuesi bullgar eshte shnderruar edhe nje here ne heroin e Mancester Junajtid me dy golat qe nuk i dhane asnje shans maceve te zeza te benin dicka me shume ne Old Trafford. Djajte vazhdojne keshtu te mbeten te pamposhtur edhe ne ndeshjen e 17-te te Premier Liges duke konsoliduar vendin e pare ne kuoten e 37 pikeve. Ky triumf u lejon atyre ti shohin rivalet e Arsenalit dhe Celsit qe takohen sot ne lsquoEmirates Stadium respektivisht 5 dhe 6 pike mbrapa. E ndersa Uejn Runi vazhdon ende te mos e shijoje rrugen e rrjetes Berbatov arrin ne kuoten e 13 golave edhe pse ne rastin e golit te dyte ai u ndihmua nga nje gabim i Aton Ferdinand pasi kishte derrmuar perfundimisht shpresat e miqve per nje rezultat pozitiv ne Teatrin e endrrave edhe nje vit me pare. Djemte e Fergusonit e vulosen rezultatin e takimit ne pjesen e dyte pavaresisht se kaluan ne avantazh qe ne minuten e 5-te. Runi kishte dy shanse te mira per te thelluar shifrat me nje Sanderlend qe nuk arriti te rrezikonte porten e Van der Sarit ndonese i mungonin 7 titullare. Kur Berbatov goditi shtyllen u duk sikur do te perseritej historia e 5 golave qe i shenoi ndaj Bllekbernit. Megjithate shifrat 2-0 nuk do te ndryshonin deri ne fishkellimen perfundimtare te kryesorit Doud. Te vetmen goditje drejt portes se Mancesterit djemte e Stiv Brusit e bene me Zenden ne nje ndeshje qe nuk kishte histori. Sanderlendi mbetet ne vendin e 7 me 27 pike. Nderkohe nga ana tjeter Siti ka mposhtur qymyrxhinjte e Njukasellit jashte fushe. Karlos Tevez eshte rikthyer te beje kapitenin dhe viktima e radhes se Mancester Sitit kane qene bardhezinjte. Mosmarreveshjet e fundit te argjentinasit me drejtuesit e klubit tashme jane zgjidhur edhe brenda fushes. Qymyrxhinjte jane mposhtur brenda ne St James Park 1-3 nga Siti i Roberto Mancinit ne nje ndeshje qe u zgjidh shume shpejt. Berrit iu deshen vetem 72 sekonda per te kaluar ne avantazh miqte fale nje asisti te kapitenit 26-vjecar. Tevez do te realizonte golin e dyte pas vetem 3 minutash duke u dhene nje goditje shpresave te Njukasellit per te marre nje rezultat pozitiv perpara 51635 tifozeve qe kishin mbushur shkallet e stadiumit. I perhershmi Keroll rifuti skuadren e tij edhe nje here tjeter ne loje fale nje goli me koke ne minuten e 72-te duke realizuar golin e 11-te personal. Por gjuajtja e Tevezit ne minuten e 81-te e ndihmuar dhe nga dy devijime perfundoi drejt e ne rrjeten e Krulit. Ky rezultat i dha te drejte Mancinit qe mbajti fjalen dhe uli ne stol Mario Balotelin pas kritikave ndaj 20-vjecarit per motivimin ne fushe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›