E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato si “Euromax”, Tirana me superliste

Tirana pa asnje trofe dhe donatoret me gati 600 mijë euro humbje. Donatorët e bardhebluve kanë projektuar në letër nje superliste, plot 15 blerje, që nisin nga porta (2 lojtarë), mbrojtja (6), mesfusha (4) dhe sulmi (3).
FLASHBACK- Nëse do të riktheheshim një vit më pas në kohë, pak ditë pasi Tirana fitoi titullin e 23-të në historinë 68 kampionateve të zhvilluara deri në sezonin 2006-2007, "dokumentari" paraqet një kontrast të madh bardh e zi: një Tiranë në festë në fushë, por në shiritat e (zinj) dhe një Tiranë që ne letër projektonte shkatërrimin. Katër lojtarë kampionë: Pisha, Allmuca, Abraham, Pema nuk ishin më në projektet e rekordmeneve, ndërsa gjejnë "strehë" te Dinamo, kampionia në fuqi. Kontributi i katër lojtarëve të sipërpërmendur është thelbësor në titullin e 17-të të klubit të krijuar 30 vjet më pas se Tirana. Tashmë, pësimi është kthyer në një mësim. Logjika e Tiranës funksionin në kahun e kundërt: kërkon të marrë pesë lojtarë të formacionit blu. Mbrojtësi kroat Dario Bodrusic, nigeriani rekordmen Abraham Alecheënu, mesfushorët Igli Allmuca e Artion Poci e sulmuesi kroat Pero Pejic janë në listën e dëshirave të Tiranës. Pra, nëse arrihet që blerjen të konfirmohen do të kemi një Tiranë, me bërthamë "dinamovite".
PORTA – Me Isli Hidin e larguar në Ukrainë, veteranin Blendi Nallbani titullar në pjesën e parë të kampionatit dhe Osmanin të pasigurt në fraksionin e mbetur, porta e Tiranës ishte një ndër më të pasigurtat. Dy emra qarkullojnë për katërkëndëshin bardheblu: Ervin Llani, porteri i talentuar i Shkumbinit të Peqinit dhe shqiptari nga Maqedonia, Suad Zendeli, me një të kaluar të Dinamo, Apolonia e së fundi te Besa. Fatura financiare e transferimeve mund të rezultojë e ulët.
MBROJTJA – Mungesa e Nevil Dedes krijoi një të carë të madhe e të pariparueshme në murin mbrojtës. Edhe importimi i shqiptaro-kroatit Lekë Kcira, apo alternativa e Hajdarit në zemër të saj, rezultoi më shumë një dështim. Te Tirana flasin për gjashtë alternativa: Tefik Osmani i Partizanit, Elton Grami i Kastriotit, Andi Lila i Besës, Dario Bodrusic e Abraham Alecheëny të Dinamos dhe Maringlen Shoshi i Apolonisë. Osmani është një pistë e dështuar, Partizani merr pjesë në Kupën UEFA dhe lojtari ka edhe dy vjet kontratë me klubin e kuq. Andi Lila i menaxhuar nga Sokol Haxhiaj kërkohet në Qipro, ndërkohë që Bodrusic e Abraham po kalojnë "muajin e mjaltit" me Dinamon pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve. Grami është një produkt i shkollës bardheblu dhe Shoshi një i ri i talentuar ambicioz: të dy mund të jenë pjesë e klubit më të pasur në Shqipëri, por nëse presidenti i Apolonisë do të kërkojë një cmim të kripur për Shoshin, atëherë mbrojtësi do të ketë fatin e brazilianit Uashington, dhe do të luajë sërish te Apolonia e rikthyer në Superligë.
MESFUSHA - Mesfushori Klodian Duro, lojtari më i mirë i kampionatit shqiptar, pas përjashtimit nga Tirana dhe skadimit të kontratës së tij me bardheblutë nënshkroi me Omonian në Qipro. Kapiteni Devi Muka, nuk luajti për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të dëmtimi të gjatë, dhe, një në rikthimin e tij, zor se mund të përjetojë kohët e arta. Merkato e Tiranës drejtohet në Kavajë: Emiljano Veliaj dhe Enkel Alikaj mund të rezultojnë dy blerje të mira. Me largimin e Saimir Patushit e Ervin Bulkut në Ukrainë, Tirana, më shumë një skuadër virtuoze vuajti shumë në zonën e mesfushës difensive. Igli Allmuca dhe Artion Poci janë dy emrat më të lakuar, por dy dinamovitët zor se mund të shkëputen pa mbaruar aventurën e tyre në Ligën e Kampioneve. Prania e francezit Mohelebi, fantazistit Jahhmir Hyka është ende në pikëpyetje, teksa Erbim Fagu e Jetmir Sefa ende nuk e kanë masën e titullarëve me influencë.
SULMI – Gjatë sezonit 2006-2007,kur Tirana fitoi edhe titullin e fundit, fillimisht u largua Hamdi Salihi, e në fund të sezonit edhe shkodrani tjetër Vioresin Sinani. Në mesin e kampionatit, që sapo u mbyll, drejtuesit bardheblu përjashtuan Eldorado Merkocin dhe Oriand Abazaj, duke mbetur vetëm me Daniel Xhafaj dhe Indrit Fortuzin në sulm. Fortuzi, golashënuesi më i mirë historik i Tiranës i vari këpucët në gozhdë, ndërkohë që vlonjati Xhafaj, vetëm në fundin e sezonit shfaqi vlerat e pritshme prej tij. Golashënuesi më i mirë i Dinamos, kroati Pero Pejic është objektivi madhor i klubit që synon të shpenzojë 1 miliard lekë për rikthimin te titulli. Shkodrani Xhevair Sukaj, "ekzekutoi" i Tiranës në finalen e humbur në finalen e Kupës së Shqipërisë, është një tjetër emër joshës për një Tiranë të mësuar me stilin kuqeblu. Vilfor Hysa një prodhim i ekipeve zinxhir të Tiranës, por i degdisur në Durrës mund të rikthehet me një tjetër staturë te "Big Mama", sic etiketohet nga "ultrasit bardheblu", Tirana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›