Laze pret Intertoton, lista gati

Elbasani është në pritje të përgjigjes së UEFA-s për pjesëmarrjen në Kupën Intertoto, ndërsa kabineti presidencial i Lazes ka përgatitur me shpejtësi listën e blerjeve. Hetlem Capja, lojtari i Tiranës, por me kontratë të përfunduar te bardheblutë, është në listën e dëshirave të Elbasanit, pavarësisht se flitet për një transferim të tij në Qipro, ku sezonin e ardhshëm do të luajë edhe miku i tij më i ngushtë, Klodian Duro. Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, në shënjestër ka edhe Klevis Dalipin, i cili e mbylli sezonin me Shkumbinin. Jashtë vëmendjes së bosit verdheblu nuk janë dhe Alabn Bizhyti e talenti shkodran Gilman Lika.