Merkel: Ja pse u bllokuan bisedimet BE-Turqi
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të enjten se mirëpret marrëveshjen për rihapjen e bisedimeve me Turqinë për tu integruar në Bashimin Evropian, por paralajmëroi se vlerat demokratike janë të panegociueshme.
Duke iu referuar trajtimit që Ankaraja i bëri demonstruesve anti-qeveritar, Merkel i tha parlamentit të Gjermanisë se shtyrja e rinisjes së bisedimeve u bë për një arsye të madhe.
Sipas saj, po të mos ishte vepruar kështu, do të rezultonte se BE-ja po vepron sikur asgjë të mos kishte ndodhur me protestat në Turqi.
Ky rezultat e bënë të qartë se Turqia është një partner i rëndësishëm, por që vlera tona evropiane për lirinë e protestës, lirinë e mendimit, sundimin e ligjit dhe liritë fetare, janë gjithmonë valide, dhe të panegociueshme, theksoi Merkel.